Politike

"Ja një version që mund të përdorësh"/ Biznesmeni falenderon Ramën për promovimin, harron dhe ndan "porosinë" e plotë që i kanë dërguar

Biznesmeni ka shpërndarë të gjithë mesazhin i cili i ka shkuar i gatshëm dhe kjo kuptohet pasi në postim shkruhet "patjetër, ja një version që mund të përdorësh për falënderimin tënd". Pas kësaj fjalie vijon falenderimin për kryeministrin.

14 Prill 2025, 18:44 Nga N.F
"Ja një version që mund të përdorësh"/
Kumbaro, Rama dhe Demo

BERAT- Fushata elektorale ka nisur vrullshëm për partitë ndërsa kanë nisur të dalin në pah edhe krimet elektorale. Pas premtimeve të mbajtura duke shtruar rrugët pak para zgjedhjeve tashmë është vënë re edhe një tjetër fenomen. Për të promovuar punën e suksesshme të qeverisë po përdoren edhe biznese të ndryshme.

Një rast i fundit në Berat paraqet një prej bizneseve më të suksesshme të zonës që është "detyruar" të falënderojë kryeministrin, Edi Rama për promovimin qeveritar të aktivitetit të tij. Në një postim në Facebook, Zamo Rafting, pronari i Hotel Castle Park Berat dhe i Albania Rafting Group, ka shpërndarë një postim të Edi Ramës. Në postimin e kryeministri shihet ministrja Mirela Kumbaro që promovon Glambing Albania, një tjetër kompani që do të ushtrojë sportin e rafting në lumin e Vjosës.

Por ajo çfarë vihet re nga postimi është se biznesmeni ka harruar një detaj kur ka falenderuar kryeministrin Rama. Biznesmeni ka shpërndarë të gjithë mesazhin i cili i ka shkuar i gatshëm dhe kjo kuptohet pasi në postim shkruhet "patjetër, ja një version që mund të përdorësh për falënderimin tënd". Pas kësaj fjalie vijon falenderimin për kryeministrin.

"Faleminderit Kryeministër Edi Rama. Përzemërsisht ju falenderojmë për mbështetjen dhe promovimin e Glambing Albania! Mbështetja juaj na jep motivim të vazhdojmë më të vendosur se kurrë. Ne nuk ndalemi – do të punojmë fort për të ofruar gjithmonë shërbimin më të mirë dhe për të treguar vlerat më të bukura të turizmit shqiptar," shkruan më tej ai.

Pyetja që lind në këtë rast është se kush po i "detyron" bizneset dhe po u dërgon mesazhe të gatshme falenderimi për Edi Ramën. Në këtë rasti përgjegjës është kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo apo ministrja Mirela Kumbaro e cila ishte e pranishme në këtë event?

"Ja një version që mund të përdorësh"/

rama

Sondazh

Poll