Politike

Komisionerja e BE, Marta Kos: Për tu anëtarësuar brenda 2030, angazhimet duhet të vazhdojnë në pavarësinë e gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe lirinë e shprehjes

Teksa foli me shifra Kos u shpreh se 95% e shqiptarët janë proevropianë teksa theksoi se kjo është përqindja më lartë krahasuar me vendet e tjera.

14 Prill 2025, 19:46 Nga DOSJA
Komisionerja e BE, Marta Kos: Për tu anëtarësuar brenda 2030,
marta kos

LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos teksa po fliste për objektivat e Shqipërisë për tu anëtarësuar në BE brenda 2030 u shpreh se duhet të ndërmerren disa hapa. Kos theksoi që objektivi të arrihet me sukses duhen që të vazhdojë reforma në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes.

Ajo më tej tha se shqiptarët janë proevropianë. Teksa foli me shifra Kos u shpreh se 95% e shqiptarët janë proevropianë teksa theksoi se kjo është përqindja më lartë krahasuar me vendet e tjera. Ajo shtoi se nesë vendi ynë i kryen "detyrat" në kohë do të jëtë avokatja jonë më e mirë në BE.

"Për anëtarimin e plotë brenda 2030, angazhimet politike duhet të vazhdojnë në reformën në drejtësi, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e shprehjes. Më shumë se 95%  e popullit shqiptar janë proeuropian, përqindja më e lartë dhe në vendet e tjera. Nëse Shqipëria vazhdon mbushjen e reformave, unë do të jem avokatja juaj më e mirë në BE. Nuk ka dyshim se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Mund edhe ti tregoni rajonit të BP se me punë dhe vendosmëri kjo mund të realizohet," tha Kos.

marta kos

Sondazh

Poll