Politike

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Shpresojmë të çelim të gjithë kapitujt këtë vit me Shqipërinë dhe nga viti tjetër t'i mbyllim

Kos më tej tha që të arrihen qëllimet e përcaktuara duhe të jenë motivues.

14 Prill 2025, 19:42 Nga DOSJA
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos: Shpresojmë të çelim
marta kos

LUKSEMBURG- Komisionerja për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos gjatë fjalës së saj në konferencën e përbashkët për media u shpreh se ky takim është një arritje.

Kos më tej tha që të arrihen qëllimet e përcaktuara duhe të jenë motivues. Ajo theksoi se dëshiron që të hapën këtë vit të gjithë grupkapituj dhe vendi ynë të arrijë ti mbyllë nga viti i ardhshëm.

"Faleminderit i dashur ministër për mbështetjen që të zhvillonim konferencën ndërqeveritare nën presidencën tuaj. Është arritja e shumënënpunësve që punojnë cdo ditë për procesin e zhvillimit. Në mënyrë që të arrijme rezultate duhet të jemi dhe motivues. Shpresojmë të jetë i pari i shumë kremtimeve këtë vit. Do donim të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe nga viti tjetër ti mbyllim. Ta shohim çeljen e grup kapitullit sot të tregut të brendshem, si perspektive shumë të rëndësishme," tha Kos. 

marta kos

Sondazh

Poll