Politike

VIDEO/ Agjentë të BKH-së kryejnë sërish kontrolle në shtëpinë e kryebashkiakut Erion Veliaj

Kontrolli i sotëm nga agjentët e BKH nuk është i pari në shtëpinë e kryebashkiakut tashmë të arrestuar.

14 Prill 2025, 19:32 Nga N.F
VIDEO/ Agjentë të BKH-së kryejnë sërish kontrolle
Pamje nga vendi i ngjarjes.

TIRANË- Dy muaj pas arrestimit te kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt janë parë në ambientet e shtëpisë së tij oficerë të BHK-së. Ata kanë zbarkuar në shtëpinë e kryebashkiakut në rezidencën 'Kodra e Diellit'. Nga pamjet e publikuara duket mjeti i oficerëve që është parkuar jashtë ambienteve të banesës së Veliajt.

Kontrolli i sotëm nga agjentët e BKH nuk është i pari në shtëpinë e kryebashkiakut tashmë të arrestuar. Në dhjetor të 2024, oficerët e BKH kanë shkuar për kontroll në shtëpinë e Erion Veliajt, ndërkohë që ky i fundit nuk ndodhej në banesë. Gjatë këtij kontrolli nuk dihet nëse është gjetur diçka ashtu siç nuk dihet arsyeja e këtij kontrolli.


Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje". 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

 

veliaj

Sondazh

Poll