Politike

"Anëtarësimi ekzistencial për Shqipërinë", Rama: Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE

Ai u shpreh se është realizuar diçka që nuk do të harrohet kurrë. 

14 Prill 2025, 19:40 Nga r.ll
"Anëtarësimi ekzistencial për Shqipërinë",
edi rama

LUKSEMBURG- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët për media me Komisioneren Europiane, Marta Kos dhe ministrin e Jashtëm polak, Radislaw Sikorski, e ka cilësuar si ekzistencial për Shqipërinë, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rama tha se liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përveç se në BE. Ai u shpreh se është realizuar diçka që nuk do të harrohet kurrë. 

"Për Shqipërinë anëtarësimi në BE është më tepër se një ambicie politike është një zgjidhje ekzistenciale jete. Liria dhe barazia para ligjit nuk mund të garantohet askund përvec se ne BE. Edhe njëherë faleminderit shumë. Keni realizuar dicka që nuk do ta harrojmë kurrë. Faleminderit Marta që na besove edhe na ke shtyrë pa hezitim për të ecur përpara.", u shpreh kryeministri. 

edi rama ne luksemburg

Sondazh

Poll