Bota

Kurti letër Mustafës: Kthehu në bisedime dhe hiq dorë nga kryeparlamentari

16 Janar 2020, 19:10 Nga DOSJA
Kurti letër Mustafës: Kthehu në bisedime dhe hiq dorë nga

TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i ka nisur një letër kreut të LDK-së, Isa Mustafa. Në letrën e publikuar nga vetë Vetëvendosja, Kurti i kërkon Mustafës të kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të rinisin negociatat për krijimin e qeverisë së re në Kosovë. Ndër të tjera, Kurti shton se është për të ardhur keq se si ai ka vendosur që të ndalë bisedimet për koalicion.

“Është për të ardhur keq që keni vendosur t`i ndërpreni takimet tona për koalicionin qeverisës duke më detyruar të shkruaj letra, thuajse jemi kundërshtarë politik apo jetojmë në kontinente të ndryshme,”- shkruhet në letrën e Kurtit ndër të tjera.

Dy partitë fituesë të zgjedhjeve në Kosovë, LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk kanë arritur edne në një marrëveshje për të krijuar qeverinë ere në Kosvoë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 ditë nga zgjedhjet e zhvilluara. Takimet mes dy palëve kanë qenë të shumta por pa rezultat.

Disa javë më parë u themelua edhe legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës. Negociatat deri më sot kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin. Zëdhënësit e tyre kanë deklaruar se negociatat po shkojnë mire, por ende s;ka asgjë zyrtare.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove albin kurti isa mustafa qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2020, 12:23

Gjermania, fundi i viteve të arta ekonomike?

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore...