Bota

“Kufoma e parë ishte pa kokë”, dy infermieret rrëfejnë çastet e dhimbshme kur ekzaminuan viktimat e Reçakut (VD)

16 Janar 2020, 12:18 Nga DOSJA
“Kufoma e parë ishte pa kokë”, dy infermieret

KOSOVË– Ditën e djeshme ka qenë edhe 21-vjetori i masakrës së Reçakut, ku kriminelët serbë vranë barbarisht 45 shqiptarë. Një e ngjarje e tillë ka mbledhur ditën e djeshme në Kosovë shumë zyrtarë të lartë,  jo vetëm vendas por edhe të huaj, siç ishte ambasadori Walker.

Por një tragjedi e tillë ka edhe shumë histori të dhimbshme e të trishta nga pas. Dy infermiere në Reçak kanë treguar momentet e trishta nga masakra e 15 janarit, sesi ia kanë dalë të ekzaminojnë trupat e masakruar shqiptarë nga serbët.

Nerxhivane Azizi dhe Vlora Asllani janë dy infermieret të cilat kanë punuar në Shtabin e Përgjithshëm të Zonës Operative të Nerodimes, kanë treguar me plot dhimbje emisionin “Studio e hapur” në RTK 3 me Trëndelina Ramadanin, sesi ja dolën të ekzaminonin trupat e pajetë në Reçak të Shtimës.

Nerxhivanja, e cila ka punuar jo vetëm si infermiere,por edhe si fotoreportere në shtabin e UÇK-së,  pas 21 vitesh ka treguar gjithçka ka parë në masakrën e Reçakut.

“Edhe pse kanë kaluar 21 vjet, ne e kujtojmë me dhimbje shumë të madhe. Ne ishim shumë të reja, megjithatë shkuam, vizituam dhe ekzaminuam secilin trup të banorëve, bashkë me doktorin Vezir Bajramin (tashmë i ndjerë), Mevlide Zymberin dhe Vlorën. Ka qenë tejet e vështirë të shkosh, t’i ekzaminosh, t’i fotografosh por qëllimi për të ndaluar një ngjarje të tillë ka qenë më i madh se frika.”- u shpreh ajo.

Nga ana tjetër Vlora ka treguar momentet më të trishta të asaj kohe, ku një prej kufomave e kishte të prerë totalisht kokën.

“Gjendja atë ditë ka qenë e tmerrshme. Kufoma e parë që kemi parë ka qenë pa kokë, dhe së bashku me Dr. Vezirin e kemi ekzaminuar, ndërsa Nerxhivanja ka bërë fotografi. Edhe tash kur e kujtoj po tmerrohem, ishte me të vërtetë shumë e rëndë. Ditën që ka ndodhë masakra ne i kemi bartur pacientët nga fshati Reçak, dhe i kemi çuar ne fshatin Llanishtë. Momenti më i rëndë ka qenë kur kanë ardhur familjarët t’i identifikojnë kufomat. Është një moment i papërshkrueshëm.”- është shprehur Asllani.

 

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbarë nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Dje, lideriët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni 21 vjetori i masakres se recakut dy infermieret 21 vjetori i masakres se recakut dy infermieret

Sondazh

Poll