Bota

Publikohen fotot/ Këshilltari i Pacollit: Këta janë serbët që shkaktuan masakrën e Reçakut

16 Janar 2020, 11:57 Nga DOSJA
Publikohen fotot/ Këshilltari i Pacollit: Këta janë serbët

KOSOVË- Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Jashtëm në detyrë Behgjet Pacolli, i njohur për publikimin e shumë dokumenteve që provojnë krimet serbe, së fundmi në kuadër të përkujtimit të 21-vjetorit të masakrës së Raçakut, ka publikuar deri dhe disa foto të autorëve serbë.

Për rikujtim: Këta janë disa nga kryesit e masakrës së Reçakut. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë”, ka shkruar Zyberaj në Facebook, ku mëparë kishte shkruar:

“Ne, sot kujtojm masakrën e Reçakut, brutaliteti i së cilës, tmerroi botën në atë mëngjes të ftohtë janari të vitit 1999. Bota pa fytyrën e vërtetë kriminale të shtetit Serb, ndërsa populli shqiptar vazhdimësinë e brutalitetit dhe politikës shfarosëse.Urdhërdhënësit e kësaj masakre sot udhëheqin shtetin në Serbi, ndërsa ekzekutorët me në krye komandantin Goran Radosavljevic-Guri, strehohen nën mburojën direkte të presidentit Aleksandër Vuçiç. Komandanti i Reçakut, Radosavljevic është anëtar i bordit udhëheqës në partinë e Vuçiçit”, shkruan Zyberaj në Facebook.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbar nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Dje liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

(a.m;E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni jetlir zyberaj masakra e recakut jetlir zyberaj masakra e recakut

Sondazh

Poll