Bota

Miratohet vendimi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do jetë institucion i pavarur

16 Janar 2020, 18:13 Nga DOSJA
Miratohet vendimi, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do jetë

MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka marrë sot vendimin për të qenë institucion i pavarur nga të gjitha institutionet e tjera. Sipas mediave vendase mësohet se vendimi është marrë nga unanimisht nga deputetët e të gjitha partive politike. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi, deklaroi se me aprovimin e Ligjit, Kuvendi do të menaxhojë vetë me financat dhe administratën e saj dhe nuk do të varet nga ministria e Administratës dhe ajo e Financave.

Është moment që një përbërje parlamentare edhe pse në fund të mandatit do të shënojë përmbylljen e punës së vet me një akt ligjor me të cilin do të vulos pretendimin e Parlamentit që të arrijë pozitën e vet të përcaktuar me Kushtetutë të Maqedonisë së Veriut. Në fakt do të arrijë atë që gjithnjë ka pretenduar që të jetë i pavarur nga pushtetet tjera në aspekt organizativ, funksional, u shpreh Xhaferi.

Propozim ligji për Kuvendin është hartuar në bashkëpunim mes Kuvendit, Ambasadës së Zvicrës dhe Qendrës për zhvillim në Shkup NDI. Zbatimi i tij do të fillojë në janar të vitit 2021.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni kuvendi i maqedonise se veriut pavaresia e kuvendit te maqedonise se veriut talat xhaferri kuvendi i maqedonise se veriut pavaresia e kuvendit te maqedonise se veriut talat xhaferri

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2020, 12:23

Gjermania, fundi i viteve të arta ekonomike?

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore...