Bota

PROFIL/ Kush është Mikhail Mishustin, kryeministri i ri i Rusisë që zëvendësoi Medvedev

16 Janar 2020, 13:52 Nga DOSJA
PROFIL/ Kush është Mikhail Mishustin, kryeministri i ri i Rusisë

RUSI– Zëvendësimi nga ana e Vladimir Putinit, u bë në mënyrë të menjëhershme me Mishustin, ish-kreun e Shërbimit Federal të Taksave.

Ndërsa në votimin e ditës së sotme, 383 ligjvënës mbështetën kandidaturën e Mishustinit. Asnjë deputet nuk votoi kundër tij, por 41 deputetë anëtarë të Partisë Komuniste të Rusisë zgjodhën të abstenojnë.

Mishustin ka premtuar tashmë një riorganizim të madh të kabinetit, që do të thotë se disa emra të rinj mund të shfaqen si ministra në qeverinë ruse. Qeveria e re duhet të mbajë përgjegjësinë personale për vendimet që marrin në rritje të ekonomisë, u tha Mishustin deputetëve përpara votimit përfundimtar.

“Gjëja e parë për të bërë është që të angazhohemi seriozisht në reformën institucionale dhe të menaxhimit, dhe natyrisht, të sjellim teknologjitë më të përparuara të informacionit,” insistoi kryeministri i ri.

Mishustin u sugjerua nga Presidenti Vladimir Putin si zëvendësim i kryeministrit shumëvjeçar Dmitry Medvedev, të cilit i është ofruar një pozicion si zëvendës shef i Këshillit të Sigurisë të Rusisë.

Ai ka lindur në Moskë në 1966, Mikhail Vladimirovich Mishustin nuk konsiderohet një politikan me profil të lartë në Rusi dhe karriera e tij ka qenë kryesisht teknokrat deri tani. Ai ka punuar në mbledhjen e taksave që nga viti 1998 dhe ka udhëhequr Shërbimin Federal të Taksave që nga viti 2010. Deri më tani që flasim kush është saktësisht zgjedhja e Vladimir Putin për të kryesuar qeverinë ruse?

Në vitin 2008, ai shërbeu gjithashtu si kreu i kompanisë ruse të investimeve UFG, e cila në atë kohë punonte me Deutsche Bank të Gjermanisë.

Megjithëse karriera e tij është e përqendruar tek taksat, Mishustin fillimisht u trajnua si inxhinier, ku u diplomuar në Institutin e Makinerisë STANKIN të Moskës në 1989. Ai ka një doktoraturë në ekonomi, sipas biografisë së tij zyrtare.

Ai gjithashtu kishte një rol si ekspert i IT në vitet 1990 në Klubin Ndërkombëtar të Kompjuterave, i cili, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS, synonte të tërhiqte “teknologji të përparuara perëndimore të informacionit në Rusi”.

Mishustin është i ngjashëm me paraardhësin e tij Medvedev në përqafimin e teknologjisë dhe është besuar gjerësisht me dixhitalizimin e sistemit tatimor rus. Kjo ka çuar në një rënie në shmangien e taksave, si dhe sjelljen e shumë bizneseve më të vogla në ekonominë formale.

Vitin e kaluar, Mishutin ka thënë për gazetën “Kommersant” se Rusisë i duhej të përqafonte inteligjencën artificiale dhe teknologjinë dixhitale, duke shtuar se nëse nuk e kuptojmë sesi po zhvillohet kjo botë dhe cilat janë rregullat e saj, nëse insistojmë se vendi ynë është pjesë e rendit të vjetër, kjo botë e re do të na bëjë viktima.

Jeta personale – tifoz i madh i hokej

Ashtu si Putini, kryeministri i sapoemëruar thuhet se është shumë entuziast i sportit hokej dhe është parë në ndeshjet me zyrtarët e shërbimeve të sigurisë. Ai është gjithashtu një anëtar i bordit të Federatës Ruse të në Rusi. Mishustin është i martuar dhe ka tre djem.

“Forbes Rusia” e renditi atë si zyrtarin e 54-të më të paguar të shtetit në 2015 me të ardhura 183,31 milion rubla (rreth 3 milion dollar ose 2.7 milion €). Gruaja e tij raportoi të ardhura prej 47.709 milion rubla në periudhën e raportuar.

Çfarë mendojnë njerëzit e tjerë për të?

Ish-ligjvënësi i opozitës Gennadiy Gudkov e quajti Mishustin “një funksionar të ri pa ambicie” i cili mishëron një sistem që është “i dëmshëm për ekonominë”.

Analisti Gleb Pavlovsky, një ish këshilltar i Putinit, ka thënë për agjencinë e lajmeve “Interfax” se Mishustin është një burokrat i shkëlqyer, në kuptimin më të mirë të fjalës.

 

Burimi: RT.com  

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hokej kryeministri i ri i rusise mikhail mishustin rusi vladimir putin hokej kryeministri i ri i rusise mikhail mishustin rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2020, 12:23

Gjermania, fundi i viteve të arta ekonomike?

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore...