Bota

Autori i tre monografive dhe i mbi 40 artikujve kërkimorë, kush është kryeministri i ri i Rusisë, njihuni me figurën e Mik

16 Janar 2020, 16:18 Nga DOSJA
Autori i tre monografive dhe i mbi 40 artikujve kërkimorë, kush

RUSI- Duma e Shtetit Rus ka konfirmuar ditën e sotme kreun e ri të qeverisë ruse, Mikhail Mishustin, i cili u propozua nga presidenti Vladimir Putin pas dorëheqjes së Dimitry Medvedev.

Putini e pranoi dorëheqjen shpejt, duke e shpjeguar emërimin e ri me nevojën “për të organizuar siç duhet punën” për të zbatuar detyrat e ndara gjatë fjalimit në Asamblenë Federale. Mikhail Mishustin, i cili ka shërbyer si kryetar i Shërbimit Federativ Rus për gati dhjetë vjet, lindi në Moskë, në vitin 1966.

Në vitin 1989 ai u diplomua si inxhiner në Universitetin Teknologjik Shtetëror të Moskës “Stankin” dhe më pas filloi punë në të njëjtin universitet. Në 1992, Mishustin filloi punë në Klubin Ndërkombëtar të Kompjuterëve duke lehtësuar punën për integrimin e teknologjive të përparuara të informacionit rus dhe perëndimor.

Gjashtë vjet më vonë, në vitin 1998, Mishustin iu bashkua shërbimit shtetëror si asistent i kreut të Shërbimit Federal të Taksave për sistemet e informacionit në kontabilitet dhe kontrollin mbi marrjen e pagesave tatimore. Të njëjtin vit ai u promovua si zv.ministër i taksave dhe të ardhurave për të punuar më pas si drejtues i Agjencisë Federale për Kadastrën e Pasurive të Patundshme. Punë e cila i zgjati nga viti 2004 deri në 2006, për t’u emëruar më pas si drejtues i Agjencisë Federale për menaxhimin e zonave të veçanta ekonomike, strukturë kjo e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Në vitin 2008 Mishustin u largua nga shërbimi shtetëror për t’u transferuar në “UFG Capital Partners”, një kompani investimesh, e specializuar në fushën e sipërmarrjes, pasurive të patundshme dhe projekteve të zhvillimit të biznesit. Punë të cilën e la për t’u kthyer në vitin 2010 si kryetar i Shërbimit Federativ të Taksave. Kryeministri i ri rus ka gjithashtu një diplomë doktorature në ekonomi dhe ai është autori i tre monografive e më shumë se 40 artikuj kërkimorë. Ai është i martuar dhe është babai i tre djemve.

Mikhail Mishustin njihet për punën e mirë që ka bërë për adoptimin e teknologjive të reja në Shërbimin Federal të Taksave. Ai gjithashtu ndryshoi sistemin e punës së shërbimit, duke zhvendosur  fokusin nga inspektimet në punë analitike. Mishustin lehtësoi komunikimin midis banorëve dhe Shërbimit Tatimor, duke bërë të akesueshëm një numër shërbimesh në internet.

(k.m, a.m;E.K/ Dosja,.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota kryeminstri i ri i rusise mikhail mishustin kryeminstri i ri i rusise mikhail mishustin

Sondazh

Poll

Bota 16 Janar 2020, 12:23

Gjermania, fundi i viteve të arta ekonomike?

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore...