Sport

Inter ka kërkuar teste të tjera për Spinazzolan dhe Roma është xhindosur: Dështon shkembimi me Politanon?

16 Janar 2020, 13:51 Nga DOSJA
Inter ka kërkuar teste të tjera për Spinazzolan dhe Roma

ITALI-Marrëveshja ndërmjet Interit dhe Romës për Politano-Spinazzola është arritur në bazën e dy huazimeve me detyrim blerje për një shifër rreth 27 milionë euro, por gjithçka është vënë në rrezik.Sipas Gazzetta dello Sport, kjo marrëveshje “pothuajse ka deshtuar”.Kështu, shkëmbimi i dy lojtarëve Politano-Spinazzola për momentin është në dyshim të madh.

Inter, pas vizitave mjekësore nuk i ka dhënë asnjë kontratë për të firmosur ish-lojtarit të krahut të Juventusit dhe Atalantes.Për të është vendosur nga Conte që ai të provohet edhe nga Pintus, (përgatitësi atletik) në fushën e lojës në Appiano: zikaltërit nuk duan të rrezikojnë sepse ai ka pasur shumë probleme me dëmtimet në të kaluarën.

“Në Rome, ndërkohë e mendojnë ndryshe dhe mendojnë se kjo vonesë nuk ka të bëjë me testet fizike, por Inter thjesht ka dashur të fitojë kohë për të ndërruar formulen nga detyrim blerje në të drejtë blerje.”

Ata nuk jane dakort me këtë gjë dhe e konsiderojnë këtë marrëveshje pothuajse të dështuar për fajin e Interit.Ndërkohe nga ana e Interit eshte mohuar të ketë dështuar dhe tregojnë se tratativa është ende e hapur dhe do të ndodhë vetëm me shkembime huazimesh, jo me shume.Vlera qe lojtari do te kishte ne buxhetin zikalter do te ishte shume e madhe dhe Interi nuk deshiron te rrezikoje me te duke pare gjendjen fizike te lojtarit.

(E.Ç/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport inter roma inter roma

Sondazh

Poll