Sport

Festival golash 100% latin, juventinët argëtohen me yllin Dybala!

15 Janar 2020, 21:51 Nga DOSJA
Festival golash 100% latin, juventinët argëtohen me yllin Dybala!

Kur tangoja bashkohet me sambën, është një skenë e gjitha e Juventusit. Higuain, Dybala dhe Douglas Costa ishin tre amerikano-latinët, të cilët sonte argëtuan tifozët bardhezinj me fitoren 4-0 kundër Udineses.

“Zonja e vjetër” me nga dy gola për pjesë u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Dybala realizoi dy herë, ndërsa Higuain dhe Douglas Costa plotësuan notat e orkestrës bardhezi.

Juventus luajti pa yllin Cristiano Ronaldo, por fitorja qe e lehtë, sidomos pas akordimit të dy penalltive në favor të tyre, të cilat u kthyen në gola nga Dybala dhe Costa.

Bardhezinjtë do të rikthehen në Serie A, ku do të luajnë sërish në shtëpi. Parma është kundërshtari i fundjavës, aty ku me siguri që do të jetë Ronaldo.

M.P. / Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport dybala juventus udinese dybala juventus udinese

Sondazh

Poll