Politike

Denoncimi i Vokshit: Kemi prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up, SPAK të hetojë

16 Janar 2020, 15:15 Nga DOSJA
Denoncimi i Vokshit: Kemi prova për fiktivitetin e numrit të analizave

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar sot për koncensionin e Check up dhe shkruan se ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave. Në një reagim në Facebook, Vokshi shkruan se sipas kontratës të koncesionit, e cila sipas saj është e fshehtë, numri i analizave është rritur për të përfituar Vilma Nushi 116 mijë euro më shumë në 2019. Më tej ish-deputetja shprehet se koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga SPAK.

Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up. Duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019. Qeveria e Edi Ramës vazhdon të punojë për të pasuruar Vilma Nushin dhe të ngjashmit e saj, duke vjedhur shqiptarët. Rasti i #CheckUp nuk është sukses, siç pretendon ministrja e Ramës, por është hajdutëri, është babëzi. Mijëra analiza check up nuk ka dyshim që janë fiktive. Partia Demokratike ka prova për fiktivitetin e numrit të analizave të check up.

Më e rëndësishmja është që duke rritur fiktivisht numrin e analizave, Edi Rama i jep Vilma Nushit, sipas kontratës korruptive të koncesionit të cilën e mbajnë të fshehtë, 116 mijë euro më shumë në 2019. Përpara shëndetit të shqiptarëve janë paratë, është pasurimi i paligjshëm i qeveritarëve, Vilma Nushit dhe veglave të tyre. Vjedhja e hajdutëve të qeverisë dhe klientëve të tyre, lë pa pagesa shtresat e varfra, personat më të pamundur, ata me aftësi ndryshe dhe invalidët.  Koncesioni korruptiv i check up, njësoj si gjithë koncesionët e tjerë në shëndetësi duhet të hetohet nga #SPAK. Edi Rama dhe kushdo që ka përfituar prej vendimeve të tij abuzive duhen hetuar dhe të çohet para drejtësisë. Paratë e vjedhura duhet t’u kthehen shqiptarëve”, shkruan Vokshi në Facebook.

Partia Demokratike prej vitesh ka kundërshtuar koncensionin e Check-up dhe ka kërkuar anulimin e ti. Sipas PD-së koncensioni është korruptiv dhe nuk zhvillohen analizat tek qytetarët në masën që raportohen tek Ministria e Shëndetësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albana vokshi check up koncensioni i check up albana vokshi check up koncensioni i check up

Sondazh

Poll