Politike

“Ça halli ke?”/ Banori i kërkon llogari Ramës në sy të komisionerit për Zgjerim, si reagon kryeministri (VD)

16 Janar 2020, 11:51 Nga DOSJA
“Ça halli ke?”/ Banori i kërkon llogari Ramës

Durrës- Ditën e sotme kryeministri Edi Rama priti në një vizitë zyrtare komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Europian, Olivér Várhelyi. Pas konferencës ata të dy së bashku vizituan sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës.

Gjatë inspektimit në rrugë, një qytetar i prekur nga tërmeti reagoi ndaj Ramës, ku u shpreh se ka 1 muaj e gjymë që pret ndihmë nga qeveria. Rama u shpreh se nuk mund të rregullohet e gjithë situata me një muaj e gjysmë.

Biseda:

Qytetari: Zoti kryeministër a mund të flasim pak?

Rama: Çfarë halli je?

Qytetari: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.

Rama: Po pse ku ke parë ti që kjo të bëhet për një muaj e gjysmë (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)

Banori: Po kam parë unë.

Rama: Ke parë po.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama olivér várhelyi rama debat me banorin në durrës edi rama olivér várhelyi rama debat me banorin në durrës

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...