Politike

Bashkohen partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, në zgjedhjet e ardhshme kandidojnë me listë të përbashkët (VD)

16 Janar 2020, 14:56 Nga DOSJA
Bashkohen partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, në

TIRANË- Partitë Shqiptarë në Serbi janë bërë bashkë dhe në zgjedhjert e ardhshme do kandidojnë nën një logo. Marrëveshja e tyre është bërë sot publike nga Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili tha se tashmë zëri i shqiptarëve do jetë më i lartë në Beograd.

Në një konferencë për mediat bashkë me kryetarët e partive shqiptare në Luginën e Preshevës, Cakaj tha se marrëveshja ishte nënshkruar pas ndërhyrjes së tij dhe e cilësoi si një akt frymëzues për të gjithë kombin.  Tashmë të gjitha partitë do kenë një listë të përbashkët  në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi, e cila bazohet në parime të qarta programore, do të quhet “Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar”.

Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, për herë të parë, Partia për Veprim Demokratik, Alternativa për Ndryshim, Partia Demokratike, Lëvizja Reforma në PDSH dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, do të veprojnë me një program, sa herë do të jenë në pyetje parimet kombëtare dhe çështja e Luginës së Preshevës.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon bashkimin e palëve për të siguruar një përfaqësim sa më të lartë dhe për të krijuar një pozicion sa më të fuqishëm prej zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Cakaj vlerësoi arritjen e kësaj marrëveshjeje duke theksuar: “Sot përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës kanë dhënë shembullin më të vyer e domethënës se si shumë dallime partiake mund të artikulohen brenda vetëm një qëndrimi kombëtar”. Më tej Cakaj tha se Qeveria e Shqipërisë do të angazhohet për të mbështetur listën e përbashkët të Luginës së Preshevës dhe për të afirmuar parimet politike të saj.

(A.B.;E.K/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkohet politika shqiptare ne presheve gent cakaj partite shqiptare ne presheve bashkohet politika shqiptare ne presheve gent cakaj partite shqiptare ne presheve

Sondazh

Poll