Politike

Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi në BE është projekti më i rëndësishëm, kushteve të Bundestagut rruga m

16 Janar 2020, 13:29 Nga DOSJA
Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi në BE është

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. 

Gjatë takimit, presidenti Meta uroi komisionerin për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Ndër të tjera, kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

“Integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE,”-tha Meta.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta komisioneri per zgjerim takim me meta komisioneri për zgjerim takim me ramën olivér várhelyi ilir meta komisioneri per zgjerim takim me meta komisioneri për zgjerim takim me ramën olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...