Politike

Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan, axhenda e opozitës nuk ndryshon (VD)

16 Janar 2020, 11:12 Nga DOSJA
Reforma Zgjedhore/ Kryemadhi: Me firmosjen e dokumentit detyrimet tona mbaruan,

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ka deklaruar sot se me firmosjen e dokumentit me 8 pika për Reformën Zgjedhore, detyrimet e opozitës kanë mbaruar. Tashmë sipas saj, i takon maxhorancës të vijojë me plotësimin e 8 kushteve. Gjatë një konferencë për mediat, Kryemadhi ka theksuar se duhet punuar me përgjegjësi që të ecet shumë më shpejt lidhur me reformën edhe përpara datës 15 mars, caktuar si afat.


“Përgjegjësia e vetme e opozitës, që ishte konsensusi për reformën zgjedhore dhe implementimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR, ishin për të treguar se opozita ka qenë gjithmonë e gatshme për reformën zgjedhore. Axhenda opozitare do të jetë njësoj, për aksionin politik, hap pas hapi jo vetëm në realizimin e detyrimeve që kemi ne, por do vazhdojmë të intensifikojmë veprimin tonë politik, jo vetëm me denoncime por edhe me mjetet demokratike të protestës që janë të domosdoshme”- tha ajo.

Sipas saj, “Në 9 kushtet e Bundestagut, që janë kushtet e Evropës, pika që ka detyrim opozita është vetëm miratimi i reformës zgjedhore, implementimi i saj është detyrim i maxhorancës, pikat e tjera kanë lidhje vetëm me të, opozita nuk është pjesë e as përgjegjëse”.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dje në konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore konsensusi i paleve per zgjedhoren monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...