Politike

Kryemadhi: Unë do të luftoj me bishën (Ramën), jo këlyshët (VD)

16 Janar 2020, 11:29 Nga DOSJA
Kryemadhi: Unë do të luftoj me bishën (Ramën), jo

TIRANË- Gjatë takimit me gazetarët, Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Damian Gjiknuri, bashkëkryetar i komisionit të reformës zgjedhore, pjesë e tryezës politike për këtë proces, është ushtar i Ramës dhe se beteja është për largimin e kryeministrit.

Sipas Kryemadhit, asnjë qëndrim i opozitës së bashkuar nuk ka ndryshuar, dhe se i mbetet sistemit të drejtësisë të vendosë para përgjegjësisë personat e përfshirë në shit-blerjen e votave.

 

 

“Unë do luftoj me bishën, jo me këlyshët e bishës, bisha në këtë histori është Rama, të tjerë janë ushtarë të tij, këlyshë të tij, që kanë bërë çfarë u ka kërkuar Edi Rama. Dënimi, është testi i Edi Ramës, e ka një nga kushtet e Bundestagut. Ne nuk lëvizim asnjë milimetër nga ato që kemi kërkuar. Nxjerrja përpara përgjegjësisë të të gjithë personave të implikuar në manipulimin e zgjedhjeve. Këtë detyrë e ka qeveria. Kjo i takon drejtësisë, dhe erdhi momenti të tregojë a është i kapur apo jo si sistem”, tha Kryemadhi.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi per reformen zgjedhore monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore konsensusi per reformen zgjedhore monika kryemadhi tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...