Politike

Rama paditi Haradinajn, vjen reagimi i Bashës: Turp i pakapërdishëm, meriton refuzim dhe revoltë

16 Janar 2020, 12:58 Nga DOSJA
Rama paditi Haradinajn, vjen reagimi i Bashës: Turp i

TIRANË– Kryetari i PD Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit se kryeministri Edi Rama ka paditur ‪homologun e tij në ikje, Ramush Haradinajn. Me anë të një statusi në Facebook, Basha shkruan se ishte një turp i pakapërdishëm që Haradinaj, i cili derdhi gjakun e tij për çlirimin e Kosovës akuzohet nga Rama. 

“Pseudo-padia e Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës është një perversitet i shëmtuar anti-kombëtar. Është turp i pakapërdishëm që Ramush Haradinaj, pas gjakut të tij dhe familjes së tij për çlirimin e Kosovës, pas betejave me akuzat e montuara të Beogradit, të përballet me pasojat e degjenerimit dhe vasalitetit të Edi Ramës. Ky akt i ulët që na turpëron të gjithëve meriton refuzimin dhe revoltën legjitime ndaj një kryeministri të dështuar fund e krye dhe ndaj falimentimit të tij politik dhe moral para Shqipërisë dhe mbarë kombit shqiptar,”-shkruan Basha.

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...