Politike

Këshilli Politik, Hajdari kërkon lista të hapura. Bylykbashi: Reforma të jetë konsensuale. Gjiknuri: I lumtur që PD e PS u

16 Janar 2020, 11:00 Nga DOSJA
Këshilli Politik, Hajdari kërkon lista të hapura. Bylykbashi:

TIRANË– Këshilli Politik që do jetë përgjegjës për krijimin e draftit konsesual të Reformës Zgjedhore. Sot pasdite Këshilli ka patur mbledhjen e parë, ku diskutimet kanë qenë të pakta, pasi është bërë vetëm konsituimi i anëtarëve tij, ndërsa në mbledhjet e tjera do të diskutohet për hapat që do të ndiqen dhe përgatitjen e draftit për Reformën Zgjedhore.

Opozita e Bashkuar është përfaqësuar nga pesë persona; Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, Mesila Doda, Fatmir Mediu dhe Vangjel Dule. Gjithashtu mësohet se grupi parlamentar i partisë socialiste do të përfaqësohet nga Ervin Bushati. Grupi parlamentar demokrat do të përfaqësohet nga Alban Zeneli, ndërsa grupi parlamentar i pavarur nga Nimet Musai. Po ashtu në takim ishin dhe bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari dhe Damian Gjiknuri.

Në fund të takimit për mediat Rudina Hajdari e mbështetur nga Alban Zeneli tha se kërkojnë ende listat e hapura dhe shtoi që ajo ka të drejtën e vetos si kryetare e Komisionit. Nga ana tjetër Oerd Bylykbashi u shpreh se produkti final duhet të jetë konsensual. Damian Gjiknuri u shpreh pas takimit se sot nuk ka pasur diskutime, por ishte i lumtur që PS-PD e partitë e tjera janë në një tryezë.

Opozita dhe maxhoranca kanë arritur dy ditë më parë me konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza erdhi kur pas një takimi suprizë me aleatët, kryedemokrati Lulzim Basha doli dhe tha formalisht emrat e dy negociatorëve në dialogun me PS, pavarësisht se gjithçka ishte bërë gati më herët me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi kanë marrë pjesë sot për herë të parë në një takim jashtë Parlamentit për miratimin e një reforme. SHBA, BE dhe OSBE kanë mbeshtetur këtë tryezë duke thënë se me bashkëpunim të vitjohet deri në fund. I kënaqur me opozitën është shfaqur dhe Rama.

(A.M. A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren mblidhet keshilli politik oerd bykykbashi rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore damian gjiknuri konsensusi i paleve per zgjedhoren mblidhet keshilli politik oerd bykykbashi rudina hajdari tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...