PD ‘shënjestron’ kryebashkiakun e Matit, Bardhi: Është dënuar me burg, t’i hiqet mandati Agron Malajt. KQZ: E kishte v
16 Janar 2020, 10:33Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka denoncuar nga selia e PD-së një tjetër kryebashkiak socialist. Kësaj herë Bardhi ka kërkuar që t’i hiqet mandati kryebashkiakut të Matit, Agron Malajt, i cili sipas tij është i dënuar dhe se ai posedon dokumentin.
Sipas vendimit që PD-ja ka publikuar për mediat, më 7 tetor të vitit 1999, Agron Malaj është dënuar nga Gjykata e Matit me 10 muaj burg për plagosje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.
Në fjalën e tij, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe me të e ndan edhe pushtetin.
“Agron është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminalizimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastrës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin. Ky është vendimi i Gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit,”– tha Bardhi gjatë konferencës për shtyp.
PD gjithashtu ka bërë me dije se i ka dërguar një kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme që të bëjë verifikimin e pastërtisë së figurës së Agron Malajt.
“Kërkojmë nga ana juaj që të bëni verifikimin përkatës. Sipas ligjit organi i prokurorisë është i detyruar të nisë menjëherë procedurën e verifikimit të të dhënave të deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Partia Demokratike e Shqipërisë pret një verifikim dhe reagim institucionale të shpjetë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme, me synimin që të arrihet qëllimin primar që ka ligji i dekriminalizimit,“-shkruhet ndër të tjera në letrën që partia opozitare i ka dërguar organit hetimor.
Por PD-ja ka dalë ‘blof’ pasi Malaj ka deklaruar vetë në KQZ vendimin e formës së prerë nga Gjykata e Matit. Dhe sipas ligjit të dekriminalizimit, ndalimi për kandidim, zgjedhje apo ushtrim të funksionit zgjat 10 vjet nga momenti i përfundimit të dënimit me burg, sipas vendimit gjyqësor të formës së prerë. Në rastin e Malajt, kanë kaluar 20 vjet, pra atij i lejohet që të vazhdojë i qetë detyrën e tij si kryebashkiak i Matit.
Agron Malaj, u shpall më 11 maj si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit. Ai u shkarkua nga detyra e tij si komandant garde nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në tetor 2013. Pas shkarkimit nga Tahiri, Malaj u katapultua si kryetar i PS në Mat dhe u emërua si drejtor i OSHEE.
Malaj është kryebashkiaku i 5-të që denoncohet nga Gazment Bardhi për shkelje në formularin e dekriminalizimit. Më herët para tij, nga selia e PD-së kanë dalë emrat e Valdrin Pjetrit, Mark Babanit, Agim Kajmaku dhe Qerim Ismailaj. Por nuk mbaron këtu pasi demokratët kanë premtuar se do të publikojnë edhe emra të tjerë që sipas tyre kanë pasur lidhje me botën e krimit. Një prej juristëve të PD-së, Enkelejd Alibeaj, në një intervistë televizive ka deklaruar se nën ‘lupën’ e PD-së janë rreth 15 kryebashkiakë socialistë.
Tiranë- Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi në konferencëm e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se shpreson që hapja e negociatave të ...
Politike16 Janar 2020, 10:35
TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...
Tiranë- Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se shpreson që negoc...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Në një konferencë për shtyp me...
SERBI– Kryeministri Edi Rama ka paditur zyrtarisht për shpifje homologun e tij në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn. Lajmi ka shkuar deri në Serbi, ku të gjith...
Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt. Në një post...
KOSOVË– Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me Ambasadorin William Walker në Kosovë, dhe shprehet i lumtur për takimin me të.Meta e ka zhvilluar kët...
TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se marrëveshja për Reformën Zgjedhore është në të keqe të kryeministrit...
TIRANË– Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri ka mohuar të ketë pasur ndërhyrje nga diplomatët e huaj për uljen e opozitës në n...
TIRANË– Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka komentuar faktin që Opozita pranoi të ulej në një tryezë me maxhorancën paër Reformën Zgjedhore. Ai...