Politike

Negociatat me BE-në/ Komisioneri Varhelyi: Kam bërë diskutime pozitive me Francën dhe Holandën (VD)

16 Janar 2020, 10:39 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në/ Komisioneri Varhelyi: Kam bërë diskutime

Tiranë- Komisioneri i Zgjerimit të BE-së, Oliver Varhelyi në konferencëm e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, u shpreh se shpreson që hapja e negociatave të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti.

Në fjalën e tij ai theksoi se për këtë çështje ka folur me dy vendet skeptike, Francën dhe Holandën dhe deklaroi se ka vënë re se ka një klimë pozitive për negociatat.

“Kam qenë në Francë dhe në Holandë. Kam biseduar rreth shqetësimeve të tyre. Jam përpjekur që të shoh përparimet e bëra duke biseduar me ta. Me qasjen e re që do të ribalancojë negociatat për anëtarësim, dhe po ashtu me përparimin që po arrihet ne do të ndryshojmë klimën politike. Kam pasur diskutime pozitive me Holandën dhe Francën. “ tha, Oliver Verhelyi.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

J.V;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike komisioneri për zgjerim takim me ramën olivér várhelyi komisioneri për zgjerim takim me ramën olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Politike 16 Janar 2020, 10:35

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar për marrëveshjen e arritur dy ditë më parë nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dia...