Politike

Fushata zgjedhore/ Qeveria hap "thesin" për partitë, 150 milionë lekë nga fondi rezervë

Fondi do të shpërndahet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mbështetjen e subjekteve zgjedhore

4 Prill 2025, 18:54 Nga A.Ll
Fushata zgjedhore/ Qeveria hap "thesin" për partitë, 150
Godina e Keshillit te Ministrave

TIRANË - Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond shtesë prej 150 milionë lekësh për mbështetjen e partive politike në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Sipas vendimit të qeverisë, ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave dhe do të shpërndahet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare thuhet:

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 88 të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, ‘Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë’, të ndryshuar, si dhe në bazë të ligjit nr.115/2024, ‘Për buxhetin e vitit 2025’, Këshilli i Ministrave vendosi:

Për financimin e fushatës zgjedhore për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025, në programin ‘Mbështetje për partitë politike’ shtohet fondi prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë) lekësh, i cili do të shpërndahet për subjektet zgjedhore pjesëmarrëse nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Efekti financiar, i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, i miratuar për vitin 2025.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.”
Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në Fletoren Zyrtare.

Fushata zgjedhore/ Qeveria hap "thesin" për partitë, 150

këshilli i ministrave fond shtesë prej 150 milionë lekësh zgjedhjet

Sondazh

Poll