4 Prill 2025, 18:27
Nga r.ll
takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama po kërkon një mandat tjetër të pasurojë veten dhe njerëzit e tij. Berisha u shpreh se duke u pasuruar kryeministri varfërohet populli. Ai bëri thirrje që qyetarët të bëjnë një analizë të situatës aktuale dhe të mos votojnë për PS-n në 11 maj.
"Sot, Edi Rama thotë se, më hanë dardha prapa shpine. Ai ha dardha vet gjithë ditën. Ju garantoj unë ju, se kurrë Belinda Balluku nuk mund të fshihte mosndërtimin e djegësit të Tiranës, po të mos e dinte 100% se paratë i merr Edi Rama. Shkoni i shihni, ja ku i ka sarajet. Sarajet me gjatësi themelesh, ka rrezik dyfishi i vilës së Enver Hoxhës. Kurse oborrin e ka 4 herë më të madh se sa oborri i vilës së Enver Hoxës. 8300 m oborri. Park, park e ka.
Sigurisht, dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut, sepse kontot bankare dhe investimet e tij offshore janë të pakufijshme.
Miqtë e mi, Edi Rama pas 12 vitesh kërkon një madat tjetër, kërkon që të pasurohet më shumë vet, të pasurojë sojin e vet më shumë, të pasurojë oligarkët e tij më shumë dhe t’ju varfërojë ju. Të përzerë dhe këta pak të rinj që kanë mbetur nga Shqipëria. Ndaj dhe, 11 maji është një ditë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk ka asnjë moral të vijë t’u kërkojë shqiptarëve votën. Për çfarë do u kërkojë votën ai? Se i pagun pensionistët, sa i paguan Gjermania kafshët e shtëpisë, qenin dhe macen? Absolutisht! Për çfarë do e kërkojë votën ai? Do e kërkojë se ka këtu përpara 8 mld të marrë taksat tuaja. Dhe len 16 milionë për pensionistët, 780 mijë burra dhe gra. Për çfarë të kërkojë votën ai?
Të kërkojë votën për para që vodhi me djegësin e Tiranës? Të kërkojë votën për shishet e verës që hap 33 mijë euro? Të kërkojë votën për udhëtimet e tij me avion, 21 milionë euro në 2 vjet, 140 udhëtime. Presidenti i amerikës ka 74 udhëtime.
Të kërkojë votën, për çfarë e kërkon votën tuaj ai? Për të grabitur me 50 milionë euro, siç grabiti me tunelin e Llogarasë?
Për të bërë të fortin dhe gangsterin, për të përzenë sipërmarrësit që pastaj gjobiteni ju me qindra e dhjetëra miliona euro, paguani me taksa tuaja siç ndodhi me Beketin. Për çfarë të ëkrkojë votën?
Të kërkojë votën se, sot të sëmurët tanë në spitale nuk vdesin nga sëmundjet por vdesin nga mosdhënia e ilaçeve? Të kërkojë votën se, deklaron që janë bërë krime kundër njerëzimit dhe vazhdon të nesërmen, mjeku i merr në tëlefon dhe u thotë: mos hajde se nuk ka ilaçe?! Ndaj dhe, është e rëndësishme shumë mi, të uleni me çdo qytetar shqiptar, të uleni me çdo mik, me çdo të njohurin tuaj, me çdo mik që është i dëshpëruar, me çdo njeri që ka mosbesim ndaj nesh, me çdo njeri që thotë se unë nuk votoj. Me të gjithë këta duhet të uleni, dhe të bëni një analizë së bashku me ta.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Prill 2025, 18:17
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se shtylla e tretë kryesore e programit të PD-...
Politike
4 Prill 2025, 17:49
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e njësisë numë...
Politike
4 Prill 2025, 16:46
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në ...
Politike
4 Prill 2025, 16:36
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij n&eu...
Politike
4 Prill 2025, 15:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeverisë së Kosovës po i bëhet thirrje për heqjen e tarifave që kanë qenë të vend...
Politike
4 Prill 2025, 14:43
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kritukuar qeverinë e kryeminis...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar një këkesë KQZ-së që të mundësohet ndalimi i përdorimi...
Politike
4 Prill 2025, 13:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar dhe anën e tij romantike teksa është pyetur për intervistën e fund...
Politike
4 Prill 2025, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Beris...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një plan për financimin e premtimeve të PD-së, duke theksuar ...