4 Prill 2025, 17:49
Nga r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e njësisë numër 2 në Tiranë. Berisha tha gjatë fjalës së tij se Shqipëria në këto 12 vite ka ecur në një drejtim në të cilin dy gjëra nuk mund t’i mohojë kush.
Sipas tij drejtimi i parë ishte ai i largimit të shqiptarëve nga Shqipëria, dhe i dyti ishte varfërimi i madh dhe i vazhdueshëm i qytetarëve shqiptarë në vend. Kryedemokrati tha se ky varfërim ka vetëm një faktor dhe ky faktor është "korrupsioni, vjedhja, shpërdorimi, përvetësimi i parave të taksve tuaja nga qeveritarë".
"Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë të degës nr.2 të kryeqytetit të vendit. I dashur Belind, drejtues politik i Qarkut të Tiranës, zonja kryetare e PD për degën 2, zonjat e nderuara deputete, e dashur Eva. Ju falënderoj shumë për këtë pritje entuziaste që tregoni. Ky entuziazëm është energjia e vërtetë e fitores së 11 majit. Të dashur miq, sot ne jemi në prag të një ndryshimi shumë të thellë, shumë të madh. Shqipëria në këto 12 vite, e vërteta është se, eci në një drejtim në të cilin dy gjëra nuk mund t’i mohojë kush.
Së pari, në drejtim të largimit të shqitparëve më shumë se kurrë nga Shqipëria. Cilido që mendon ndryshe, le të mbyllë sytë për një moment dhe të mendojë se sa njerëz të rrethit të tij janë larguar nga ky vend këto 12 vite.
Aspekti i dytë dramatik i këtij drejtimi është varfërimi i madh dhe i vazhdueshëm i qytetarëve shqiptarë. Ky varfërim ka për tregues të qartë pensionet dhe rrogat krejtësisht të papërshtatshme për çmimet e tregut dhe për një jetë normale. Sot, një pensionist me pensionin e tij mesatar merr 165-170 euro, krejtësisht të pamjaftueshme për përballimin e jetës. Të mos diskutojmë për ata që marrin pensionin minimal 120 euro. Por këta që marrin pensione të plota, këta janë pakica. 57% e pensionistëve marrin pensione të pjesshme. E gjithë kjo situatë ka vetëm një faktor dhe ky faktor është korrupsioni, vjedhja, shpërdorimi, përvetësimi i parave të taksve tuaja nga qeveritarët. Është një vjedhje e tillë, saqë tejkalon çdo imagjinatë.", tha Berisha.
sali berisha
Politike
4 Prill 2025, 16:46
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në ...
Politike
4 Prill 2025, 16:36
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij n&eu...
Politike
4 Prill 2025, 15:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeverisë së Kosovës po i bëhet thirrje për heqjen e tarifave që kanë qenë të vend...
Politike
4 Prill 2025, 14:43
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kritukuar qeverinë e kryeminis...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar një këkesë KQZ-së që të mundësohet ndalimi i përdorimi...
Politike
4 Prill 2025, 13:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar dhe anën e tij romantike teksa është pyetur për intervistën e fund...
Politike
4 Prill 2025, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Beris...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një plan për financimin e premtimeve të PD-së, duke theksuar ...
Politike
4 Prill 2025, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar at&eum...
Politike
4 Prill 2025, 12:59
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka deklaruar se pensionistët kanë mbështetur programin e Partisë Demokrat...