Politike

A u vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam qenë kundërshtar i Berishës, më është njohur kontributi! Dash Sulën do e vendosja në...

Ai u shpreh se dikur ka qenë kundërshtar i Berishës ndërsa theksoi se është besnik i PD-së. Sipas tij ndihet i vlerësuar për punën që ka bërë dhe se i është njohur ky kontribut. 

4 Prill 2025, 16:46 Nga N.F
A u vendos në listën e sigurt si besnik i liderit? Korreshi: Dikur kam
Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, një javë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale. Korreshi gjatë një interviste në News24, theksoi se vendosja e tij në listë nuk ka ardhur si një akt besnikërie ndaj liderit, por si vlerësim për kontributin e tij brenda PD-së.

Ai u shpreh se dikur ka qenë kundërshtar i Berishës ndërsa theksoi se është besnik i PD-së. Sipas tij ndihet i vlerësuar për punën që ka bërë dhe se i është njohur ky kontribut. Gjithashtu, ai komentoi edhe mungesën e Dashnor Sulës në listën e kandidatëve, duke theksuar se do të kishte preferuar ta shihte atë pjesë të garës.

“Më ka ardhur keq që Dashnor Sula nuk ishte pjesë e listës. Po të ishte në dorën time, ai do të ishte një nga preferencat për shkak të cilësive dhe kontributit të tij në PD,” tha Korreshi.

korreshi pd

Sondazh

Poll