Politike

"Tani që Shqipëria nuk ka fëmijë, ndërtohen shkolla", Rama i përgjigjet komentuesit: 238 mijë nxënës marrin libra falas! Kur morëm detyrën s’kishte laboratorë

Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve është dyfishuar.

4 Prill 2025, 18:10 Nga N.F
"Tani që Shqipëria nuk ka fëmijë, ndërtohen
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar tu përgjigjet komenteve të qytetarëeve që i shkruajnë në rrjetet sociale. Rama në rubrikën e radhës “Sy m’sy” ka përzgjedhur një prej komenteve në lidhje me mungesën e fëmijëve në shkolla. Sipas komentuesit arsimi në vendin tonë ka 35 vite që nuk egziston.

Rama tha në përgjigjen e tij se në kohën kur PS erdhi në pushtet, mbështetja për arsimin ishte zero, por sot janë 238 mijë nxënës që marrin libra falas, ndërsa paga e mësuesve është dyfishuar. Ai shtoi se të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera.

"Dje ishte 420 euro sot është 950 euro dhe brenda mandatit të katërt të PS do të shkojë 1250 euro. Po ashtu, deri në fund të mandatit të ardhshëm, 430 shkollave të reja do i shtohen dhe 200 të tjera. Kur morëm detyrën s’kishte laboratorë, sot ka laboratorë inteligjentë, do jetë brenda mandatit të katërt do jenë 1000 laboratorë të tillë dhe s’do të ketë nxënës pa akses.

Po ashtu do ndërtojmë shoqërinë publike të transportit të nxënësve që ka plot fëmijë që duhen mbështetur falas me transport në shkollë. Palestrat numëroheshin me gishtat e duarve kurse sot kemi mbi 200 palestra në shkollë. Janë mbi 12 mijë fëmijë të përfshirë’, tha Rama.

rama shkolla

Sondazh

Poll