4 Prill 2025, 18:17
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë sot se shtylla e tretë kryesore e programit të PD-së është "Pastrimi i Shtëpisë". Berisha u shpreh se me ardhjen e tyre në qeveri do të luftohet vjedhja dhe korrupsioni.
Më tej shtoi se ato para që sipas tij janë vjedhur nga qeveritarët do tu kthehen qytetarëve. Berisha tha se këto para do tu kthehen në rroga, pensione dhe shërbime në shëndetësi dhe arsim.
"Ndaj dhe, ne, siç jeni informuar kemi përcaktuar si shtyllë të tretë kryesore të programit tonë, Pastrimin e Shtëpisë.
Ne nuk do të dilnim para jush, në qoftë se nuk do ishim 100% të sigurtë se, me dorë të hekurt, me zero tolerancë, ne do luftojmë vjedhjen e korrupsionin e qeveritarëve dhe zyrtarëve, ne do luftojmë krimin e organizuar që është shndërruar, është bërë një me qeveriarët. Pikërisht, në këtë betejë për të pastruar shtëpinë tonë, ua them unë ju, nuk ka asgjë më jetike, gjithçka rrënohet në qoftë se me gërshërët e ligjit nuk japim përgjigjen më të merituar vjedhjeve dhe shpërdorimit të parave të taksave tuaja.
Ne e kemi luftuar korrupsionin. Sigurisht, korrupsion ka patur. Por u them unë ju, pratikat që ne instaluam për luftën kundër korrupsionit ishin praktikat më transparente, dhe çfarë ka mbetur nga ajo kohë janë të vetmet. Regjistrimi i biznesit me 1 euro. Ishte 4 mijë euro dhe një muaj kohë. Lincencat, i shtuan i kthyen, por ne i reduktuam licencat nga 200 në 60. Vendosëm ealbania. Vendosëm kadastrën digjitale. Vendosëm tranparencën absolute të shpenzimeve të Thesarit të Shtetit.
Çdo qytetar mund të kontrollonte të nesërmen se sa para ka shpenzuar kryeministri i vendit nga taksat e tij.
Pra, ne përjashtuam me ligj ministrat nga autoritetet kontraktore. Pse po ua numëroj të gjitha këto? Ne kemi gjithë trashëgiminë, por kemi gjithë forcën dhe vullnetin t’i rikthehemi në mënyrën më të fuqishme luftës së korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja. Dhe t’ua kthejmë ato ju. Ne. Do t’ua kthejmë ato ju. Janë taksat tuaja. Ne do i kthejmë ato në rroga, ne do i kthejmë ato në pensione, ne do i kthejmë ato në shërbime, në shëndetësi, në arsim. Ne do i kthejmë në subvencione në bujqësi. Pra, pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore mbi të cilin bazohet programi ynë.", u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
4 Prill 2025, 17:49
r.ll
pamje nga takimi
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon sot një takim me banorët e njësisë numë...
Politike
4 Prill 2025, 16:46
N.F
Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në ...
Politike
4 Prill 2025, 16:36
r.ll
luan baci
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij n&eu...
Politike
4 Prill 2025, 15:21
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Qeverisë së Kosovës po i bëhet thirrje për heqjen e tarifave që kanë qenë të vend...
Politike
4 Prill 2025, 14:43
E. D
Erisa Xhixho
TIRANË- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kritukuar qeverinë e kryeminis...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
M.B
Selia e PD
TIRANA- Partia Demokratike i ka dërguar një këkesë KQZ-së që të mundësohet ndalimi i përdorimi...
Politike
4 Prill 2025, 13:26
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar dhe anën e tij romantike teksa është pyetur për intervistën e fund...
Politike
4 Prill 2025, 13:21
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar lidhur me përdorimin e logove të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Beris...
Politike
4 Prill 2025, 13:18
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka paraqitur një plan për financimin e premtimeve të PD-së, duke theksuar ...
Politike
4 Prill 2025, 13:05
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar at&eum...