Politike

“As e vendosja në dyshim listën e mbyllur”, Luan Baçi: S’do kisha problem të garoja dhe në listë të hapur

Baçi tha se nuk ka pasur asnjëherë pritshmëri të larta për pozicionimin e tij, duke e lënë gjithçka në dorën e punës dhe mbështetjes së demokratëve të Fierit.

4 Prill 2025, 16:36 Nga r.ll
“As e vendosja në dyshim listën e mbyllur”, Luan
luan baci

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka komentuar situatën politike në vend dhe pozicionimin e tij në listën e sigurt të kandidatëve për deputetë, ndërsa fushata elektorale do të nisë zyrtarisht pas një jave.

Baçi në një lidhje për News24, theksoi se nuk ka pasur asnjëherë pritshmëri të larta për pozicionimin e tij, duke e lënë gjithçka në dorën e punës dhe mbështetjes së demokratëve të Fierit.

“Nuk krijoj pritshmëri, çdo gjë ia lë punës, por nuk e vija në dyshim se do të isha në listën e mbyllur, pasi demokratët e Fierit më kanë votuar në mënyrë plebishitare sa herë kam qenë në garë. Në primaret e fundit isha ndër më të votuarit,” deklaroi ai.

Deputeti demokrat gjithashtu u shpreh se nuk do ta kishte parë si problem të ishte pjesë e një liste të hapur.

“Madje, do të më dukej më këndshëm të isha në listën e hapur, sepse do të garoje dhe të hyje në parlament me votë të hapur,” shtoi ai.

luan baci

Sondazh

Poll