Politike

Meta takon Ambasadorin Walker në Kosovë: Të gjithë shqiptarët i janë mirënjohës, ndihmoi për t’i dhënë fund spastri

16 Janar 2020, 07:47 Nga DOSJA
Meta takon Ambasadorin Walker në Kosovë: Të gjithë

KOSOVË– Presidenti i vendit Ilir Meta është takuar me Ambasadorin William Walker në Kosovë, dhe shprehet i lumtur për takimin me të.

Meta e ka zhvilluar këtë takim ne Kosovë me Ambasadorin Walker në 21-vjetorin e masakrës së Reçakut, duke shtuar se të gjithë shqiptarët do t’i jenë mirënjohës për denoncimin historik të kësaj masakre vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Sipas Metës ai ka vënë diplomacinë përmes Konferencës së Rambujesë, ndërsa ka treguar  se e ka ftuar të vizitojë edhe Shqipërinë.

Postimi i  Presidentit Meta:

I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.

Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte gjenocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.

Masakra ka ndodhur më 15 Janar 1999, ku në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Pak kohë pas kryerjes së këtij akti barbar nga forcat paramilitare serbe, fuqitë e mëdha ndërkombëtare vendosën për intervenimin e NATO-s në Kosovë. Sot liderët në Kosovë e Shqipëri kanë kujtuar këtë masakër, duke kërkuar dënimin e autorëve.

A.C;E.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 21 vjetori i masakres se recakut kosove presidenti meta william walker 21 vjetori i masakres se recakut kosove presidenti meta william walker

Sondazh

Poll