Politike

Zgjedhorja bashkon opozitën me PS/ Tryeza finalizohet me marrëveshje, Basha: Të mos humbim më kohë!

  • Zbardhet dokumenti për Reformën Zgjedhore
  • Basha: Reforma, të hartohet jashtë parlamentit dhe të miratohet brenda…
  • Basha heq dorë nga 'kushti': Dialog edhe me Gjiknurin (VD)
  • Hajdari: PD dhe LSI pranuan se rruga e zgjidhjes së problemeve është institucionale
  • Pas 1 viti luftë jashtë parlamentit, opozita ulet në dialog me PS për Reformën Zgjedhore dhe arrin marrëveshje. Lulzim Basha caktoi dy negociatorë, Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin. PD kërkoi që reforma të hartohet jashtë parlamentit, dhe për këtë u ra dakord. Afati final, 15 marsi.

    TIRANË- Pas gati 1 viti, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur “gjuhën”. Tryeza e dialogut që u mblodh sot në orën 13:00, dhe ku morën pjesë përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili dhe Damian Gjiknuri bashkë me Rudina Hajdarin, si përfaqësuesit e PS dhe opozitës parlamentare, njëherazi edhe dy bashkë-kryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, u finalizua me një marrëveshje. (Lexo këtu). Nga ky takim, palët ranë dakord që të krijohet një Këshill Politik me të gjitha partitë, 2 ekspertë nga opzota të punojnë me Hajdarin dhe Gjiknurin për Reformën, të kërkohet asistencë për çdo çështje të paqartë nga OSBE/ODIHR, ndërsa afati final për miratimin e reformës, u la 15 marsi.

    Tryeza e mbledhur sot

    Ky takim u parapri nga një sërë lëvizjesh në kampin opozitar. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim në selinë blu me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, dhe aleatët e PD. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllur dhe në përfundim kryedemokrati foli edhe për gazetarët, ku dha dy emrat që opozita ka përcaktuar për dialog me Partinë Socialiste.

    Dashamir Shehi dhe Monika Kryemadhi duke hyre ne PD

    Basha tha se Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili janë dy emrat që opozita do të ulë në tryezën për Reformën Zgjedhore, që do të zhvillohet sot në orën 13:00, megjithëse kur u pyet nga gazetarët, Basha tha se nuk ka dijeni për një tryezë të tillë.

    Pyetjes, se a do të ulet PD dhe Basha me Damian Gjiknurin, pas gati 2 vitesh akuza për përfshirje në krim zgjedhor, kryedemokrati iu përgjigj se “ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. S’më intereson kë zgjedh PS”.

    Ndërkohë që në fjalën e tij, Lulzim Basha theksoi tri kërkesa të panegociueshme të opozitës në këtë tryezë për Reformën Zgjedhore. Thelbi i të cilave qëndron në miratimin dhe hartimin e Reformës. Opozita kërkon që reforma të hartohet jashtë Parlamentit, pra duke aneksuar kështu opozitën e re, ndërkohë të miratohet brenda tij, duke përfshirë këtu indirekt edhe opozitën e re.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    3 kërkesat: 1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike. 2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive. 3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

    Jo më larg se dy ditë më parë, kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti thirrjen për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, për të parë amendamentet e opozitës për Reformën Zgjedhore, teksa la të hapur mundësinë për zgjedhjen e çdo lloj sistemi që populli kërkon për sistemin zgjedhor, megjithëse nuk përcaktoi qartë se cila do të ishte metoda mbi të cilën populli do të jepte verdiktin për sistemin zgjedhore.

    Dashamir Shehi duke hyre ne PD

    Prej gati një vit opozita është jashtë parlamentit pas vendimit për të djegur mandatet, dhe bojkotit që iu bëri zgjedhjeve lokale. PD e nisi betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndërkohë që kushti i panegociueshëm ishte largimi i qeverisë dhe krijimi i një qeverie Kujdestare pa Edi Ramën Kryeministër. Sot, një vit më pas, PD dhe opozita janë edhe më të tërhequr ndërkohë që, që prej zgjedhjeve të 30-qershorit, opozita ka hequr dorë edhe nga protestat.

    (F.g/dosja.al)

    • 14:30

      Gjiknuri pas takimit me opozitën: Reforma do miratohen me konsensus, do punojmë me ndërkombëtarët

      Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas takimit me opozitën në tryezën e opozitës. Në fjalën e tij Gjiknuri, u shpreh se tashmë kemi një konsensur dhe reforma do të vijojë të punohet me ndërkombëtarët. Më tej u shpreh se objekt i punës është dhe ndryshimi i sistemit, po përjashtoi ndërkombëtarët për këtë pjesë.  

      Kemi një marrëveshje që opozita të përfshihet në dialog dhe të kemi një konsensus. Do punojmë dhe me ndërkombëtarët. Me pak fjalë është ajo që kemi nisur në komision dhe  të flasim dhe me opozitën.

      Sistemi është i objekt i punës tonë, do një dakordësi dhe nuk lidhet nga rekomandimet ODHIR, çështjet që kërkojmë ne ekpsertizë ka të bëjë me administrimin e zgjedhjeve. Opozota e ka pasur gjithmonë vendin, ka qenë vullneti i mirë për të gjetur një formë dialogu me opozitën duke ruajtur ligjin dhe regulloren e Kuvendit”, tha Gjiknuri.

    • 14:15

      Rudina Hajdari: PD dhe LSI pranuan se rruga e zgjidhjes së problemeve është institucionale

      Bashkëkryetarja e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari ka folur lidhur me takimin e sotëm me dy përfaqësuesit e PD dhe LSI-së. Në një prononcim para mediave, Hajdari është shprehur  se më në fund opozita vendosi që të komunikojë për të zgjedhur problemet duke lënë pas protestat, të  cilat sipas saj vetëm prishin imazhin e Shqipërisë.

      “Prezenca e PD dhe LSI tregon që kanë pranuar se rruga e duhur për të zgjidhur problemet ka qënë ajo institucionale dhe jo ajo me protesta e molotov, e cila nxinte imazhin e Shqipërisë. Sot PD dhe LSI pranuan që rruga që do t’i jepte zgjidhje kësaj krize ka ide dhe plane konkrete. Do kërkojë konsensus nga palët dhe dua të theksoj se vullneti i opozitës do vazhdojë sa i takon ndryshimit të sistemit. Shqiptarët kanë nevojë që t’u kthehet sovraniteti në parlament. Kanë nevojë për Kod Zgjedhor për të pasur përfaqësim dinjitoz. Unë ju garantoj se do të luftojë deri në fund për këtë gjë,“-tha në prononcimin e saj deputetja.

    • 14:16

      Takimi me Gjiknurin zyrtarët e opozitës: Nuk kemi ndryshuar qëndrim, u miratuan kërkesat tona

      Dy zyrtarët e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë folur pas takimit me bashkë-kryetarët e Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdarit dhe Damian Gjiknurit. Në një deklaratë për mediat ata thanë se sot është diskutuar për miratimin e me konsensus të reformës dhe me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve.

      Bylykbashi: Një kërkesë e kahershme e opozitës, ku dokument siguron atë që ne kërkojmë prej kohësh. Me këtë mekanizëm do të kemi edhe ndërkombëtarët që konsensuo jonë ëështë në përputhje me ta. Për të arritur atë do të insitu… një forum që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë.

      Vasili: Është hedhur një hap me një element të rëndësishëm për bundestagun gjerman dhe që e shëndosh një proces shumë të sëmurë për të ndërtuar një sistem kons…naliteti. Baza e parimeve, është parimore dhe krijon mundësinë që aktorë dhe faktorë të shprehen dhe të realizohet gjithëpërfshirja. Besoj që në këtë moment është hedhur një hap në këtë drejtim që do të ishte një mundësi për të ecur para për të cliruar vendin nga damka e zgjedhjeve.

    • 13:51

      Zbardhet dokumenti për Ref.Zgjedhore, krijohet Këshill Politik nga të gjitha partitë

      TIRANË– Dosja.al zbardh konkluzionet e dala nga takimi mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste për Reformën Zgjedhore. Në dokumentin e siguruar, qartësohet dakordësia mes dy palëve, opozitës së bashkuar nga njëra anë dhe Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare nga ana tjetër. Në takimin që zgjati 60 minuta, mes Damian Gjiknurit, Rudina Hajdarit, Oerd Bylykbashit dhe Petrit Vasilit është rënë dakord që afati përfundimtar për miratimin e Reformës Zgjedhore është 15 mars 2020. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të formuar një këshill politik brenda vitit 2020 me pjesëmarrjen e të gjitha partive. 2 persona do të punojnë nga opozita jo-parlamentare bashkë me Gjiknurin dhe Hajdarin, për të hartuar, dhe për çdo pyetje, Këshilli do t’i drejtohet për asistencë OSBE/ODIHR-it.

      Konkluzionet e plota:

      1. Formohet Këshilli Politik me përfaqësuesë të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqesuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.

      2. Këshilli mblidhet brenda muajit janar 2020 dhe autorizon platformën e punës së procesit të Reformës Zgjedhore si më poshtë:

      -Një përfaqësi politike, (2 persona) nga opozita jashtë-parlamentare dhe ekspertë të saj, do të punojnë me dy bashkë-kryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ekspertët e atashuar pranë saj.

      Tryeza per Reformen Zgjedhore

      -Cështjet që do të adresohen caktohen në vendimin e Kuvendit, nr 102/2017, i amenduar. “për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, përfshirë dhe planin e punës së miratuar me konsensus nga Komisioni në vitin 2017 si dhe çdo problematikë tjetër zgjedhore që palët bien dakord me konsensus me qëllimin e arritjes së standarteve zgjedhore ndërkombëtare.

      -Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administrimit të zgjedhjeve, objekt i punës së Reformës Zgjedhore, përfshirë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe për çështjet që nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare OSBE/ODIHR me qëllim gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

      -Për të ndihmuar këtë proces, Komisioni për Reformën Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht asistencën e OSBE/ODIHR, përfshirë dërgimin e ekspertëve nëse kjo është e mundur që do të bashkëpunojnë me përfaqësuesë politikë dhe ekspertët e përcaktuar në paragrafin e parë të kësaj pike, me qëllim për të lehtësuar procesin e diskutimit dhe hartimit të projekt-propozimeve përkatëse.

      -Projekti përfundimtar i dakordësuar mes palëve, sipas këtij dokumenti, do të miratohet nga Kuvendi në përputhje me procedurat parlamentare. Shumica angazhohet që të mos kryejë ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare, në tekstin e miratuar, të dakordësuar mes palëve sipas këtij dokumenti.

      -Palët angazhohen që Reforma të përfundojë jo më vonë se 15 mars 2020.

    • 13:17

      Reforma Zgjedhore bën bashkë të gjitha partitë, PD, PS, LSI "kokë më kokë", buzëqesh Gjiknuri, Vasili ul kokën

      Për herë të parë që prej rënies së komunizmit, procesi i diskutimit të një reforme madhore, siç është Reforma Zgjedhore, ka dalë jashtë parlamentit për t’u diskutuar nga të gjitha partitë. Kryedemokrati Lulzim Basha vuri në dukje sot se kjo tryezë që bën bashkë Damian Gjiknurin, Petrit Vasilin, Oerd Bylykbashin dhe Rudina Hajdarin, vjen pas një vëmendjeje dhe me ndihmën e faktorit ndërkombëtar. Ish-deputetët Vasili e Bylykbashi janë mandatuar nga opozita e bashkuar si dy negociatorë, dhe përballë tyre janë Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, dy bashkë-kryetarët e Reformës Zgjedhore, por edhe përfaqësuesë të PS dhe Opozitës parlamentare.

      Tryeza e dialogut

      Siç shihet edhe në pamje, Gjiknurit nuk i ka ikur buzëqeshja edhe në këtë tryezë, ndërsa Vasili i LSI-së shihet me kokën ulur.

      Petrit Vasili me koken ulur
    • 12:57

      Tryeza me PS për Reformën Zgjedhore, përfaqësuesit e opozitës me 3 kërkesa: Konsesus jashtë parlamentit... miratim në Kuvend të Produktit

      Siç e theksoi edhe kryedemokrati Lulzim Basha, PD dhe opozita kanë tri kërkesa për tryezën e Reformës Zgjedhore. Së pari, reforma duhet të jetë konsesuale, dhe hartimi do të bëhet në një tryezë jashtë Kuvendit, ndërsa produkti do të miratohet në Kuvend.

      3 kërkesat e përfaqësuesve të opozitës në takimin e orës 13.00 për reformën zgjedhore 

      1. Miratim i reformës zgjedhore në mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse, konsensuale mes partive politike.

      2. Hartimi dhe diskutimi i reformës jashtë parlamentit në tryezën politike të partive.

      3. Miratimi pa ndryshime nga komisioni dhe Parlamenti i produktit konsensual të tryezës politike.

    • 12:52

      FOTO-LAJM/ Ja tryeza ku do të ulet PS dhe PD pas 1 viti 'luftë' jashtë Kuvendit, palët ulen sy më sy në dialog

      Dosja.al ka siguruar foton e tryezës ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do të ulen sot në orën 13:00. Burime për Dosja.al, sqarojnë se në orën 13:00, “në kuader të dialogut për garantimin e një konsensusi sa më të gjerë në procesin e reformës zgjedhore”, PS dhe PD do të ulen sot për herë të parë në tryezë pas gati 1 viti “luftë” jashtë parlamentit.

      Tryeza

      Në tryezë do të marrin pjesë Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS, bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, përfaqësues i PD, Rudina Hajdari, Bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore/Përfaqesuese e opozitës parlamentare dhe Petrit Vasili, përfaqësues i LSI.

    • 12:47

      Damian Gjiknuri në tryezë me PD?/ Flet Lulzim Basha: S'mund të flas për papërgjegjshmërinë e palës tjetër

      Teksa u pyet nga gazetarët se a do të ulet Lulzim Basha në një tryezë me Damian Gjiknurin, të cilin e ka akuzuar prej gati 2 vitesh se është përfshirë në krim zgjedhor, kryedemokrati duket se ka ndryshuar qendrim. Basha tha se opozita i ka caktuar dy përfaqësuesit e saj, dhe se nuk i intereson kë zgjedh Partia Socialiste.  “Ne kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. Nuk mund të flas për papërgjegjshmërinë e palës tjetër dhe kë përcaktojnë ata”.

    • 12:35

      Basha takon aleatët: Opozita mandaton Bylykbashin dhe Vasilin për Reformën Zgjedhore, të mos vonohemi më, konsesusi jashtë parlamentit!

      Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur pas takimit që ka patur me aleatët, duke suprizuar të gjithë gazetarët, teksa tha se opozita e bashkuar i ka gati dy emrat e negociatorëve. Opozita kërkon konsensus, hartim jashtë parlamentit të Reformës dhe miratim brenda tij.

      “Prej muajit tetor PD ka instituar në një mekanizëm transparent për të përfunduar reformën zgjedhore. Ky proces është zvarritur si shenjë e mungesës së vullnetit nga pala tjetër, sot opozita e bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj për nisjen pa vonesë dhe përfundimin një orë e më parë të reformës zgjedhore, dhe mandaton Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin për të dakordësuar mekanizmin për ecjen para me reformën zgjedhore, duke i qëndruar të gjitha pikave të parashtruara në tetor, mekanizëm gjithëpërfshirës transparent, pjesëmarrjen e forcave politike, shoqëri civile, miratimin me konsensus jashtë parlamentit dhe komisionit të reformës zgjedhore të çdo propozimi, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare“, u shpreh kryetari i PD-së.

    Shto Koment