Politike

Lirimi i Endrit Dokles, kryeministri Rama sulmon gjyqtaren e Krujës: Bashkëpunim i paturpshëm dhe i hapur me krimin, i përke

16 Janar 2020, 09:52 Nga DOSJA
Lirimi i Endrit Dokles, kryeministri Rama sulmon gjyqtaren e Krujës:

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me lirimin e anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Në një konferencë për shtyp me komisionerin për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, Rama tha se e kishte informuar për dy nismat më të fundit.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se i kishte bërë të ditur komisionerit se përkrah reformës në Drejtësi, për pak ditë në vend do të nisë edhe lufta ndaj të ashtuquajturës “Organizata KÇK” duke përfshirë në të edhe gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën. 

 

E kam informuar për reformën në drejtësi dhe diskutimet për të hapur një ofensivë shëmbullore kundër krimit të oganizuar dhe kundër magjistratëve që si  në rastin e fajit më të freskët të para dy ditësh i përkasin KÇK-së dhe po e përdorin autoritetin e tyre për të bashkëpunuar me hapur dhe paturpësisht me krimin,”-tha Rama në fjalën e tij.

Më tej në fjalën e tij, numri një i maxhoracës, ka gjetur hapësirën për të falenderuar Komisionerin lidhur me ndihmën e dhënë pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 viktima. 

“Dua të bëj një falenderim të veçantë. Komisioneri qysh në mometin e parë pas rënies së tërmetit që solli tragjedi në jetën tonë u angazhua personalisht dhe në mënyrë të vijueshme është interesuar drejtpërdrejtë për të marrë nga unë dhe nga ne informacion për situatën. Qoftë për të sensibilizuar gjithë të tjerët. Ishte pikërisht komisioneri që vuri në lëvizje mekanizimin e fondit të parë për të ndihmuar në atë moment emergjencën e madhe. Jam shumë i kënaqur që sot e presim komisionerin si mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kemi diskutuar edhe për ecurinë e procesit të integrimin dhe kemi ndarë pikëpamjet me çfarë ka ndodhur dhe çfarë mund të presim nga ky vit. E rëndësishme që Shqipëria do të bëjë të njëjtat gjëra. Kjo për ne është e vetmja rrugë pavarëisht arritjes apo jo të konsensusit brenda BE,”-shtoi më tej Rama në fjalën e tij. 

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama enkelejda hoxha lirohet endrit dokle lufta ndaj kck edi rama enkelejda hoxha lirohet endrit dokle lufta ndaj kck

Sondazh

Poll