Politike

Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Berisha: Me urdhër të Beogradit, kryeministri shqiptar është tradhtar i kombit

16 Janar 2020, 08:26 Nga DOSJA
Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Berisha: Me urdhër të Beogradit,

Tiranë- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për padinë për shpifje të kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt.  Në një postim në “Facebook”, Berisha shpërthen në akuza te forta ndaj Ramës, duke e quajtur tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare. Berisha thekson se Rama mori këtë hap me urdhër të Aleksandër Vuçiçit dhe se kjo është një padi e urdhëruar nga Beogradi.

“Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!”, shprehet ndër të tjera Berisha.

Postimi i Berishës

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç! Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves! Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven.

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj edi rama rama padit haradinajn ramush haradinaj

Sondazh

Poll