Politike

"Voto 5", Kuvendi i Shqipërisë reagon për postimin e fshirë: Nuk jemi përfshirë në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare

Postimi i Kuvendit u fshi menjëherë por Këlliçi arriti të kapte një foto të këtij postimi të cilin e shpërndau dhe e cilësoi si një akt skandaloz.

2 Prill 2025, 21:33 Nga N.F
"Voto 5", Kuvendi i Shqipërisë reagon për postimin e
Postimi

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar në lidhje me postim të drejtuesit politik të PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi i cili në "Facebook" publikoi një thirrje të Kuvendit për të votuar Partinë Socialiste. Postimi i Kuvendit u fshi menjëherë por Këlliçi arriti të kapte një foto të këtij postimi të cilin e shpërndau dhe e cilësoi si një akt skandaloz.

Ndërkohë në reagimin zyrtar, Kuvendi mohon të ketë shkelur ligjin duke u bërë pjesë e fushatës elektorale. Sipas tyre faqja dhe rrjetet sociale të Kuvendit nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. 

REAGIMI I KUVENDIT:

Kuvendi i Shqipërisë është një institucion demokratik pluralist gjithëpërfshirës, përfaqësues i vullnetit të popullit dhe i të gjitha forcave politike. Sqarojmë opinionin publik se shërbimet e Kuvendit, gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, bazohen në parimet e profesionalizmit dhe paanshmërisë. Kuvendi i Shqipërisë garanton opinionin publik se administrata dhe shërbimet, faqja dhe rrjetet sociale të tij nuk janë përfshirë dhe nuk do të përfshihen në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare. Zyra e Shtypit e Kuvendit.

"Voto 5", Kuvendi i Shqipërisë reagon për postimin e

kuvendi ps zgjedhjet parlamentare kellici

Sondazh

Poll