Politike

Skandali me dosjet e vjedhura në SPAK, kujt iu dhanë materialet hetimore dhe cilët janë prokurorët që iu vodhën dosjet?

Brenda tyre nuk kuptohet nëse këto materiale hetimore të SPAK, janë marrë në mënyrë fizike nga brenda apo është hakuar sistemi i SPAK nga jashtë. 

2 Prill 2025, 20:30 Nga DOSJA
Skandali me dosjet e vjedhura në SPAK, kujt iu dhanë materialet
spak

TIRANË- Një skandal ka shpërthyer në Prokurorinë e Posaçme, ku disa materiale sensitive të dosjeve hetimore janë bërë publike duke iu dërguar mediave. Brenda tyre nuk kuptohet nëse këto materiale hetimore të SPAK, janë marrë në mënyrë fizike nga brenda apo është hakuar sistemi i SPAK nga jashtë. 

Lidhur me këtë ngjarje më 12 mars është arrestuar ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjoni, arrestim për të cilin nuk ka pasur asnjë njoftim nga policia apo SPAK. Gjoni së bashku me një tjetër dyshohet se është personi i cili ka ndarë materialet hetimore të dosjeve të SPAK. Ai ka deklaruar se i ka marrë nga dikush tjetër.

Por pyetjet që mbulojnë këtë skandal janë të shumta. Kujt ju dhanë materialet e vjedhura të dosjeve? Cilët jane prokurorët që iu vodhën dosjet?

spak

Sondazh

Poll