Politike

"Opozita antishqiptare do e marrë përgjigjen në 11 maj", Gjikuria i përgjigjet Bidos për flamurin e Vorio-Epirit: Po peshkon në ujërat e nacionalizmit, të bëjë fushatë me problemet e qytetarëve

Gjikuria tha si ishte në festën kombëtare të Greqisë të organizuar në SHBA si i ftuar dhe jo si organizues.

2 Prill 2025, 20:54 Nga r.ll
"Opozita antishqiptare do e marrë përgjigjen në 11
bido, gjikuria

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste, Ardit Bido është përplasur mbrëmjen e sotme me kundërshtarin e tij demokrat, Petro Gjikuria, lidhur me shfaqjen e një flamuri të Vorio-Epirit nga Federata ku është anëtar kandidati i PD-së.

Bido tha se opozita të cilën ai e quan "antishqiptare" dhe që sipas tij e shikon qarkun e Vlorës si zgjatje të "Agimit të Artë" do ta marrë përgjigjen më 11 maj. 

"Në videon aktuale zoti Gjikuria nuk është rastësor ka qenë drejtues. Në flamurin e vet ka flamurin e vorio epirit, i cili është një qënie inekzistente politike. Të cilët shkuan dogjën Borshin vetëm se ishin shqiptarë. Kjo lloj opozite antishqiptare që pandeh qarkun e Vlorës si zgjatje të Agimit të Artë, do ta marri përgjigjen në 11 maj.", tha Bido.

Në përgjigjen e tij, Gjikuria tha si ishte në festën kombëtare të Greqisë të organizuar në SHBA si i ftuar dhe jo si organizues. Ai u shpreh se Bido po mundohet të bëjë fushatë me çështjen e nacionalizmit, ndërsa sipas tij fushata duhet bërë me problemet e qytetarëve.

"Unë dua të them se unë isha në festën kombëatre të Greqisë normal sic bëhet në gjithë botën. Këtu vetëm zoti Bido e paska problem. Pashë atje që ishin shumë politikanë të nderuar si ministri Hasani, zoti Berisha. Unë se kam pasur fatin të organizoj ndonjë festë , ishte organizuar në New York. Isha i ftuar i nderuar. Isha larg me Pirro Dhimën dhe po ndiqnim paradën. Zoti Bido po mundohet të peshkojë në ujërat e nacionalizmit. Nëse Bido do të flasë me mua të flasëpër problemet e qytetarëve, vjedhjet e pronave. Zoti Bido të bëjë fushatë për problemet e qytetarëve. Gjërat elementare, ujë dhe dritat.", tha Gjikuria. 

ardi bido petro gjikuria

Sondazh

Poll