Politike

Flamuri i Vorio-Epirit në paradën në SHBA/ Bido: Organizata ku është anëtar Gjikuria e ka ngritur! Kandidati i PD: E kanë prerë videon, me mua ishte dhe Pirro Dhima

Kandidati socialist Ardit Bido ka akuzuar demokratë se mbajnë flamurin e organizatës që ka vrarë shqiptarë.

2 Prill 2025, 21:08 Nga r.ll
Flamuri i Vorio-Epirit në paradën në SHBA/ Bido: Organizata ku
bido, gjikuria

TIRANË- Shfaqja e një flamuri të Vorio-Epirit në paradën për festën kombëtare të Greqisë në SHBA është bërë shkak i një përplasje me kandidatëve demokratë dhe socialistë për qarkun e Vlorës.

Kandidati socialist Ardit Bido ka akuzuar demokratë se mbajnë flamurin e organizatës që ka vrarë shqiptarë. Sipas tij ky flamur u ngrit në paradën në SHBA nga organizata ku është Gjikuria anëtar.

"Zoti Gjikuria, Beleri dhe Berisha janë kategoria që mbajnë për beze flamurin që ka vrarë shqiptarë, vetëm pse janë shqiptarë. Organizata ku është Gjikuria anëtar e ka ngritur atë flamur të Vorio-Epirit. Është kjo organizatë që mbështet zotin Gjikuria.", tha Bido në një lidhje për emisionin "Çim Peka Live" në Syri Tv. 

Kandidati demokrat, Petro Gjikuria tha në fjalën e tij se videoja ku shfaqet flamuri vorioepirot është prerë, pasi në atë organizm në SHBA ishte i ftuar bashkë me Pirro Dhimën.

"Unë e kam sqaruar çfarë ka bërë federata panepirote në Himarë e Gjirokastër. Panepiroti ka gjithë ato shoqata në atë ombrellë. Unë kisha marrë ftesë të isha aty bashkë me Pirro Dhimën. Aty e kanë ndërprerë videon. Vitet i rinisë dhe më të bukura i kam kaluar në Fier, prandaj mua nuk më gjen asgje nacionaliste. Bido e di se nuk do fitojë gje dhe përdor nacionalizmin. Belerit nuk i mbyllën dot gojën dhe e futën në burg.", tha Gjikuria.

ardit bido petro gjikuria

Sondazh

Poll