Politike

Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për sportin! Mafia qeveritare në këtë fushë përfaqësohet nga Olsi Rama

Ai theksoi se strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.

2 Prill 2025, 18:57 Nga N.F
Berisha: Do dyfishojmë buxhetin për sportin! Mafia qeveritare në
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të programit politik për sportin u shpreh se do të garantojë një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori. Ai theksoi se strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.

Berisha tha se buxheti për sportin do të dyfishohet. Sipas tij shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme brenda vendit dhe jashtë.

"Me këtë program garantohet një riorganizim, një transformim tërësor i infrastrukturës ligjore, organizative të këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm për një vend dhe një shoqëri, siç është sporti. Në programin që ka hartuar departamenti i sportit, strategjia e sportit kombëtar është një strategji me të cilën së pari sporti çlirohet nga mafia qeveritare, e cila në çdo diktaturë është një pseudoaleat i sportit.

Kur them unë këtë, vjen nga ana e dheut pse është vëllai i kryeministrit, merr klubin dhe vendos pabarazi absolute me klubet e tjera. Për meritën e vetme se mafia qeveritare përfaqësohet me vëllain e kryeministrit. Sporti do të ketë ligjin e vet, në të cilin do garantohen me ligj të gjitha burimet financiare transparente, të pastërta. Të gjitha investimet, sponsorizimet e sektorit privat dhe shtetëror me inkurajim të madh nëpërmjet të ligjit të sponsorizimit, të angazhimit të biznesit në mbështetje.


Krahas kësaj, buxheti për sportin do të dyfishohet. Shanset e barabarta në raport me shtetin të klubeve, janë të domosdoshme për një garë të ndershme, fisnike të tyre brenda vendit dhe jashtë.
Mafia qeveritare në sport është problematike edhe në pazaret që bëhen pas perdeve në ato që quhen shitje dhe blerje. Ligji do u japë përgjigjen më të rreptë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll