Politike

"Opozita e trajton qarkun e Vlorës si një shtojcë të Agimit të Artë", Bido publikon videon: E nxorrën kokën, do ndëshkohen me votë!

Bido shprehet se kandidati i PD bashkë me mbështetës në SHBA, doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar këtë opozitë përmes një pankarte, që sipas tij përfaqëson "një ndër tragjeditë më të mëdha të historisë sonë të afërt".

2 Prill 2025, 19:21 Nga r.ll
"Opozita e trajton qarkun e Vlorës si një shtojcë të
ardit bido

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido përmes një video të postuar në rrjetet sociale thotë se opozita po e trajton këtë qark si një shtojcë të partisë "Agimi i Artë". Sipas tij, kjo lëvizje nuk pi ujë në Greqi e jo më tek minoritetet greke në Vlorë. 

Bido shprehet se kandidati i PD bashkë me mbështetës në SHBA, doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar këtë opozitë përmes një pankarte, që sipas tij përfaqëson "një ndër tragjeditë më të mëdha të historisë sonë të afërt". Ai ka postuar edhe një video ku thotë se pamjet flasin mjaftueshëm, ndërsa në video shihet flamuri i Vorio-Epirit.

Më tej shton se shqiptarët, përfshirë edhe shqiptarët me kombësi greke do t’i japin përgjigjen e merituar më 11 maj opozitës. 

REAGIMI I PLOTË I BIDOS: 

E nxorrën kokën, do ndëshkohen me votë!

Opozita e Antishqiptarisë Madhështore e trajton qarkun e Vlorës si një shtojcë të Agimit të Artë – një lëvizje që nuk pi ujë as në Greqi, e jo më tek vëllezërit tanë minoritarë, me të cilët jemi rritur, kemi ndarë jetën dhe jemi një në këtë zonë. ????

Kandidati i saj, së bashku me mbështetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, doli publikisht dhe bëri thirrje për të votuar këtë opozitë përmes një pankarte, që përfaqëson një ndër tragjeditë më të mëdha të historisë sonë të afërt, vdekjen e mbi 10 mijë shqiptarëve, dëbimin e një të tretës së shqiptarëve nga jugu dhe juglindja, si dhe djegien e dhjetëra fshatrave të qarkut të Vlorës.

Kjo video flet vetë. Unë nuk kam nevojë të flas më shumë. 

Më 11 maj, shqiptarët, përfshirë edhe shqiptarët me kombësi greke – vëllezërit tanë minoritarë – do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj maskarade në kutinë e votimit. Ata do të flasin fort në emër të paqes dhe bashkëjetesës, dhe do të çojnë në Parlament një zë që nuk do të përtojë t’i dalë përballë kësaj opozite. 

Një opozitë që në vitet ’90 rrihte djemtë e Finiqit vetëm pse kishin kombësi greke, pa bërë asgjë, dhe që sot është zhytur në ideologjitë e Agimit të Artë, pa njohur aspak harmoninë që mbretëron në këtë tokë – shumë larg nacionalizmave ekstremë që kërkon të importojë. 

Doktor, shihemi në Kuvend. Mirupafshim!

ardit bido

Sondazh

Poll