Politike

"Se kam problem që Pirro Dhima vetëdeklarohet grek", Ardit Bido: Gjikuria të distancohet nga Federata Panepiriotike

Pjesë e Federatë Panepiriotike është Pirro Dhima dhe Petro Gjikuria.

2 Prill 2025, 21:19 Nga r.ll
"Se kam problem që Pirro Dhima vetëdeklarohet grek", Ardit
ardit bido

TIRANË- Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Vlorës, Ardit Bido, është përplasur me kandidatin e koalicionit Shqipëria Madhështore, Petro Gjikuria.

Bido u shpreh në emisionin "Çim Peka Live" në SYRI TV, se për Pirro Dhimën nuk ka problem me vetëdeklarimin e tij si grek, por kundërshtarit të tij politik, Petro Gjikurisë i bëri thirrje të distancohet Federata Panepiriotike. Pjesë e kësaj federate janë dhe Dhima dhe Gjikuria

Bido: S’kam problem me Pirro Dhimën sepse e dimë që vetëindentifikohet grek. Nuk ka dalë dhe të thotë që shqiptarët kanë ardhur nga Kaukazi, siç ka thënë Beleri, nuk ka marrë pjesë në Mavi ku janë vrarë dy shqiptarë, por ka qënë si shumica dërrmuese e njerëzve që vetëdeklarohen grekë.

Janë njerëz që jetojnë në paqe dhe vllazëri me njëri tjetrin. Unë kam problem me çdo grek që ka vrarë një shqiptar se është shqiptar dhe çdo shqiptar që ka vrarë një grek se është grek. Zoti Gjikuria të distancohet nga Federata Panepiriotike që sot e përmend me mburrje.

ardit bido petro gjikuria

Sondazh

Poll