Sport

Eden Hazard shumë pranë Real Madridit, Zinedine Zidane josh belgun

12 Mars 2019, 17:09 Nga DOSJA
Eden Hazard shumë pranë Real Madridit, Zinedine Zidane josh belgun

Real Madrid ka sinjalizuar dëshirën e tyre për të nënshkruar më belgun Eden Hazard nga Chelsea verën e ardhshme.

Sulmuesi kërkohet për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon i cili u largua në drejtim të Juventusit verën e kaluar, por marrëveshja nuk përfundoi pasi Maurizio Sarri u zgjodh trajner i klubit londinez.

Sidoqoftë, sipas ‘Telegraph Sport’, Reali ka kontaktuar me klubin e Chelsea të cilët duan së paku 115 milionë euro për sulmuesin belg.

Chelsea do ta mbajë 28 vjeçarin në Stamford Bridge, por mundësia për të luajtur nën drejtimin e idhullit të tij, Zinedine Zidane dhe duke pasur vetëm një vit të mbetur në kontratë mund ta shtyjë ekipin londinez të heqë dorë përfundimisht nga Hazard.

‘Los Blancos’ e kuptojnë se pas një sezoni shumë të vështirë që po kalojnë, investimet janë shumë të nevojshme dhe thuhet se Perez i ka dhënë një buxhet prej 400 milionë eurosh Zidanit për blerje të reja.

‘Blutë’ do jenë akoma më të goditur pasi u dënuan nga FIFA për shkeljen e rregullave të nënshkrimit të minorenëve jashtë Anglisë, që do fillojë nga vera e ardhshme.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport eden hazard real madrid zinedine zidane eden hazard real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll