Sport

Pep Guardiola: Manchester City është akoma ‘adoleshent’ në Champions League

12 Mars 2019, 16:38 Nga DOSJA
Pep Guardiola: Manchester City është akoma ‘adoleshent’

Pep Guardiola mund ta ketë fituat një herë Champions League si lojtar dhe dy herë si trajner me Barcelonën, por ekipi i tij, Manchester City akoma nuk ka arritur ti afrohet kupës me veshë të gjatë.

Spanjolli ka thënë se kampionët e Anglisë janë akoma ‘adoleshent’ përsa i përket Ligës së Kampionëve.

City futet në ndeshjen e dytë me Schalke në Etihad Stadium me një avantazh 3-2 në dorë sot në mbrëmje, por Guardiola nuk ka filluar të mendojë per ngritjen e titulit kaq shpejt.

Ne do bëjmë një hap tjetër këtë sezon, por do duheshin 20-30 vite.

Nuk mund ta mohoj, nëse arrijmë të kualifikohemi në fazat e tjera, do bënim një hap të madh përpara, por e krahasoj me ekipe të tjera, një sukses nuk mjafton ta ndryshoj mentalitetin e ekipit.

Ne jemi adoleshentë në këtë kompeticion.

Edhe pse rezultati në Gjermani i vendos anglezët në sediljen e shoferit për një vend në çerekfinale, Guardiola paralajmëroi se nuk është aspak e lehtë.

Janë 90 minuta të  vështira përpara dhe neve kemi akoma punë të pambaruara.

Duke marrë parasysh pritshmëritë qe kanë tifozët për ekipin kampion në Angli, Guardiola refuzoi të vendoste lojtarët e tij nën presion.

Ekipet që nuk arritën ta kalojnë dot fazën e grupeve gjithashtu e kishin atë dëshirë për të fituar. Nëse nuk e fiton, provoje prap vitin tjetër.

Unë nuk e ndjej këtë lloj presioni për ta fituar. Chelsea shpenzoi shumë kohë për ta fituar dhe më në fund e mori në vitin 2012. Gjithësecili e do, po nuk duhet ta vendosim veten nën presion.

B.N.dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league manchester city schalke pep guardiola champions league manchester city schalke pep guardiola

Sondazh

Poll