Sport

Falcao: Kur ta mbyll me futbollin, dua të bëhem bejsbollist profesionist

11 Mars 2019, 20:14 Nga DOSJA
Falcao: Kur ta mbyll me futbollin, dua të bëhem bejsbollist

Futbollisti i Monaco, Radamel Falcao ka zbuluar se gjithmonë ka dëshiruar të jetë një lojtar profesionist baseballi kur të mbyllë karrierën futbollistike, pasi donte të ishte si Michael Jordan kur ishte i vogël.

Falcao ishte pranë një lëvizjeje tek Rossonerët verë të kaluar, por ky veprim nuk arriti të konkretizohej  pasi Milan arriti të nënshkruajë Gonzalo Higuain nga Juventusi në një marrëveshje shkëmbimi që pa Leonardo Bonucci të kthehej te ‘Zonja e Vjetër’ dhe Mattia Caldara në San Siro.

Falcao kohët e fundit ka folur me ‘France Football’ rreth jetës së tij dhe zbuloi se ai dëshiron të bëhet lojtar profesionist bejsbollist kur të dalë në pension pasi ai gjithmonë ka admiruar Michael Jordanin.

Më pëlqen shumë baseballi, kur isha i ri, në Venezuelë ku u rrita, ishte sporti që praktikoja madje në një nivel të lartë. Shpesh me gruan time, mendoj se kur të mbaroj karrierën e futbollit, do vazhdoj një si bejsbollit profesionist.

Ashtu si Michael Jordan, edhe ai e nisi me basketball e përfundoi duke luajtur baseball.  

Radamel Falcao, futbollist i AS Monaco

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport baseball monaco radamel falcao baseball monaco radamel falcao

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...