Sport

Juventus-Atletiko Madrid, Simeone: Godin është gati, nesër në ‘betejë’

11 Mars 2019, 19:21 Nga DOSJA
Juventus-Atletiko Madrid, Simeone: Godin është gati, nesër

Juventusi pret nesër Atletiko Madrid në Torino për ndeshjen e dytë të fazës eliminatore të 1/16 në Champions League. Ndeshja e parë në ‘Wanda Metropolitano’ u nda me rezultatin 2-0 në favor të madrilenëve.

Siç është e traditës trajnerët dalin në konferencë përshtyp dhe i pari ishte Simeone ai që foli për këtë takim delikat.

Juventusi kishte një ditë më shumë për tu shlodhur?

 Mund ta diskutojmë këtë për të përmiësuar rendimentin e skuadrave spanjolle në Europë. Ata janë duke folur, njerëzit që merren me këto gjëra e dinë se çfarë po bëjnë, prandaj ne nuk duhet të kërkojmë justifikime.

Morata? 

Ai është ashtu siç janë të gjithë sulmuesit e botës. Është i rëndësishmë dhe jep zgjidhje në fushë. Duhet të shfrytëzojë hapësirat që i jep skuadra dhe ne do të luajmë lojën më të mirë që ai të japë më të mirën.

Godin? 

Godin është duke bërë mirë, ai do të stërvitet me grupi dhe mendoj se do të jetë në fushë nesër.

Ronaldo? 

Nuk mund të flasim vetëm për atë. Ata janë shumë të fortë  dhe të gatshëm për betejë. Me lojtarë si Bernadeski, Mandzukiç, Dybala, Douglas Kosta dhe Ronaldo do të na detyrojnë t’i kushtojnë vëmendje të madhe.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league diego simeone juventus real madrid champions league diego simeone juventus real madrid

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...