Sport

Champions League/Juventus-Atletiko Madrid, çfarë pritet në ‘Allianz Stadium’, formacionet e mundshme

12 Mars 2019, 16:15 Nga DOSJA
Champions League/Juventus-Atletiko Madrid, çfarë pritet në

Atletiko Madrid shkon me një avantazh të madh në Torino për ndeshjen e dytë eliminatore të 1/16-ve, pasi ka marrë një avantazh 2-0 në ‘Wanda Metropolitano’. Golat e shënuar nga Gimenez dhe Godin janë vijat ndarëse mes dy ekipive në këtë ndeshje.

Do jetë një ndeshje shumë ndryshë në Allianz Stadium, pasi ‘Zonja e Vjetër’ do provojë të kthejë rezultatin duke i shkaktuar problem mbrojtjes së Atletikos. Massimiliano Allegri do dëshriojë të shënojë një gol që në fillimn të ndeshjes që të kthejë presionin e ndeshjes nga futbollistët e Diego Simeone, të cilët do presin për ndonjë kundërsulm.

Cristiano Ronaldo ka udhëzuar shokët e tij të ekipit qe të rrisin nivelin e lojës në mënyrë që të mbajnë gjallat ëndrrën e tyre europiane. Nga ana tjetër, Diego Simeone nuk ka humbur asnjë fazë eliminatore përveç se me Real Madridin. Ai do donte që në këtë ndeshje të mos ketë shumë gola.

Demtimet:

Juan Cuadrado, Sami Khedira dhe Douglas Costa të cilët e humbën ndeshjen e parë në Madrid, pritet të mungojnë edhe në ndeshjen e dytë si pasojë e dëmtimeve.

Lucas Hernandez dhe Filipe Luis janë jashtë grumbullimit, ndërsa mbrojtësi kryesor, Diego Godin është me dyshim pas një dëmtimi që pësoi javën e kaluar.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Wojciech Szczesny, Joao Cancelo, Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini, Alex Sandro, Miralem Pjanic, Rodrigo Bentancur, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, Mario Mandzukic, Cristiano Ronaldo.

Atletico Madrid: Oblak, Santiago Arias, Jose Maria Gimenez, Diego Godin, Juanfran, Koke, Saul Niguez, Rodri Hernandez, Thomas Lemar, Antoine Griezmann, Alvaro Morata.

B.N/dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league cristiano ronaldo juventus atletiko madrid champions league cristiano ronaldo juventus atletiko madrid

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...