Sport

Rikthehet Zinedine Zidane tek Real Madrid. Kush futbollist fiton dhe kush humbet? Analiza e secilit lojtar

12 Mars 2019, 13:39 Nga DOSJA
Rikthehet Zinedine Zidane tek Real Madrid. Kush futbollist fiton dhe kush

Rikthimi i Zinedine Zidane në stolin e trajnerit tek Real Madrid me shumë mundësi do i tundë themelet e titullarëve të formacionit të parë.

Debati për Keylor Navas dhe Thibaut Cortois do të rihapet, ashtu siç do rishikohen futbollistët e injoruar nga Santiago Solari, Marcelo dhe Isco.

Ndërkohë, Dani Ceballos dhe Gareth Bale, të cilët kanë kritikuar teknikun francez, do jenë në mikroskopin e Zidane më shumë se anjëherë tjetër.

 

Ja si do ndikohet çdo lojtar nga rikthimi i Zinedine Zidane.

Courtois- Portieri belg është për të tashmen dhe të ardhmen. Lepetegui kërkonte që në pozicionin e portierit të kishte konkurencë, e cila biente ndesh me filozofinë e ekipit. Me Solarin i gjithë debati mori fund.

Keylor Navas- Fitues i tre Champions League-ve nën trajnimin e Zidane dhe ishte një nga futbollistët më të vlerësuar të francezit. Ai ishte portiere i tij i padiskutueshëm. Rikthimi i ish-mesfushorit është një lajm i mirë për portierin nga Costa Rica.

Luca Zidane- Babai i tij është trajneri. Ai nuk është se ka lënë një përshtypje të mirë me 2 ish trajnerët e shkarkuar. Që pas debutimit me Madridin vitin e kaluar në ndeshjen me Villareal, ai nuk ka luajtur dhe aq mirë.

Carvajal-Titullar i padiskutueshëm si mbrojtësi i djathtë, dhe do kthehet në vendin e tij sapo të rikuperohet nga dëmtimi. “Mësova shumë nga ti si lojtar por edhe si njeri” ishin fjalët e Carvajal pas largimit të Zidane verën e kaluar.

Odriozola-Nuk e kishte mundësinë që të punonte me francezin, por ka thënë gjithmonë se është rritur duke e shikuar Zidane si idhullin e tij. Loja e tij e futbollit përshtatet me idetë e trajnerit të ri.

Sergio Ramos- Një pike referimi në fushë, përpara dhe pas Zidane. Ai është ribashkuar me ish shokun e tij të ekipit, pasi ka luajtur tek Real Madrid me Zidane në sezonin e tij të parë te ‘Los Blancos’.

Varane- Arriti në nivelin më të lartë të lojës së tij nën urdhrat e Zidane.

Marcelo-Një nga fituesit me ndryshimin e trajnerit. Sezoni i tij filloi keq me Lopetegui dhe u bë ferr me Solarin. Tani, ai e kthen faqen me një trajner që i dha gjithçka.

Reguilon-Zidane ishte njeriu që e ndihmoi atë të promovohej nga Juvenil A në Castilla dhe i dha debutimin e tij në një ndeshje miqësore me Gimnastica Segoviana dhe më pas e lejoi që të nisej për Logrones. Tani, Reguilon ka treguar se mund t’i shtohet lojtarëve të elitës.

Nacho-Plot me dyshime tani, por trajneri i cili i dha atij një vend në ekip sa herë që ishte e mundur është kthyer. Ai e mbajti vendin e tij në ekipin kombëtar dhe duhet të jetë një nxitje për mbrojtësin të gjithanshëm.

Toni Kross-Një nga situatat më delikate që do të duhet të merret Zidane. Gjermani ishte një shtyllë e mesfushës së tij, por gjatë muajve të fundit shfaqjet e tij janë përkeqësuar. Ai ka nevojë për një trajner për t’i kujtuar atij detyrat e tij në mes të fushës.

Modric- I paprekshëm për talentin e tij si për udhëheqjen e tij brenda dhe jashtë fushës. Nëse nuk kërkon të largohet në fund të sezonit, fituesi i Topit të Artë është një pjesë themelore e enigmës në Madrid.

Casemiro-Ushtari më besnik i Zidanit dhe një nga lojtarët që i dha zgjidhjen në mesfushë. Esencial.

Valverde-E ardhmja e pasigurt në skuadër. Ai nuk ka luajtur nën Zidane dhe nuk ka luajtur shumë këtë sezon.

Llorente- Ai nuk u mbështet nga Zidane sezonin e kaluar, por tani ai nuk është i njëjti lojtar pasi ka treguar talentin e tij nën drejtimin e Solarit.

Asensio- Me Zidane ai u bë yll dhe pa të, drita u zbeh. Francezi ka një vend të butë për të dhe synimi i tij është ta kthej në shkëlqimin e mëparshëm.

Brahim Diaz- Një tjetër që do e fillojë nga e para me një të ardhme të pasigurt. Zidane nuk e njeh atë dhe ai nuk ka luajtur për shumë kohë pasi u bashkua me Real Madrid në janar.

Isco-Ishte në një situatë të tmerrshme, por tani ai ka një trajner që mori më të mirën nga talenti i tij. Përkundër kësaj, e ardhmja e tij ende mbetet e paqartë.

Ceballos-Ai nuk u besua nga Zidane dhe foli kundër francezit kur ai u largua. Një situatë delikate e pret trajnerin e rikthyer.

Mariano-Nuk arriti të lunate me Zidane para se të largohej. Është zhdukur me vazhdimësinë e sezonit dhe e ardhmja e tij duket të jetë larg nga Madridi.

Benzema-Zidane ka një dobësi për bashkatdhetarin e tij, i cili çimenton vendin e tij në sulm. Thënë kjo, golat e tij dhe performancat e mira këtë sezon e përforcojnë atë.

Bale-Ideja që ai do të largohet është përforcuar. Marrëdhënia e tij me Zidane ka ardhur në fokus, siç është ishte dështimi për të performuar pa francezin dhe Cristiano Ronaldon.

Lucas Vazquez-Një ushtar dhe njeri plot konfidencë. Ai gjithmonë është i besueshëm dhe vendi i tij është përforcuar me kthimin e Zidane. Një lojtar i ekipit i cili jep gjithçka për francezin.

Vinicius- Ai do t’i nënshtrohet shqyrtimit të Zidane, por braziliani ka gjithçka ka mundur për ta futur veten në planet e trajnerit të ri.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport la liga real madrid zinedine zidane la liga real madrid zinedine zidane

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...