Sport

Shkëlqeu me në ndeshjen me Realin, Barcelona përgatit ofërtën për De Ligt-in e Ajax

11 Mars 2019, 20:47 Nga DOSJA
Shkëlqeu me në ndeshjen me Realin, Barcelona përgatit

Mbrojtësi i Ajax-it, Matthijs De Ligt i ka pritur pozitivisht deklaratën e Presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu. Numri 1 i ekipit spanjoll shprehet se mund të bëhet një kalim i mundshëm i futbollistit holandez pasi shihet si alternativë e mbrojtjes së gjigantit të La Liga.  

Performanca e De Ligt ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të rëndësishme në Europë, si Juventus, PSG, Bayern Munich dhe Atletico Madrid kanë hyrë në garë me Barcelonën për të bindur agjentin e tij, Mino Raiola, për një kontratë të mundshme.

Pavarësisht presionit nga ekipet e tjera që janë në ligat më të forta të Europës, De Ligt nuk e fsheh dëshirën për të veshur fanellën e klubit të “Blaugrana” ku mund të luajë përkrah shokut të tij të skuadrës, Frenkie De Jong që do të kaloj këtë verë në ekipin spanjoll. Për të arritur te De Ligt, Barcelona besohet të paguaj një shifër prej 80 milionë euro.

19 vjeçari po zhvillon një sezon fantastik në radhët e holandezëve, ku spikat paraqitja në fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve kundër Realit të Madridit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona josep maria bartomeu matthijs de ligt barcelona josep maria bartomeu matthijs de ligt

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...