Sport

Surprizon Luftëtari, mund me përmbysje Partizanin në ‘Elbasan Arena’

12 Mars 2019, 15:11 Nga DOSJA
Surprizon Luftëtari, mund me përmbysje Partizanin në

Ka Surprizuar Luftëtari në ‘’Elbasan Arena’’ pasi ka mposhtur me rezultatin 2-1 Partizanin në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Ishte Partizani që kaloi në avantazh i pari falë një goli të Bruno Telushit, i cili mposhti portierin Bakaj më një goditje të fortë nga jashtë zone. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e ‘Të Kuqve’, po në të dytën gjirokastritët ndërruan historinë e ndeshjes.

Fili në minutën e 54-t vendosi baraspeshën pas një skeme të bukur, ndërkohë që mbrojtësi Rustem Hoxha i dhuroi fitoren bluzinjve në minutat e fundit të lojës.

Me këtë fitore Luftëtari ka arritur të hedhë një këmbë në gjysmëfinale, por gjithçka mbetet të vendosët në ndeshjen e kthimit.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport kupa e shqiperise partizani luftetari kupa e shqiperise partizani luftetari

Sondazh

Poll

Sport 11 Mars 2019, 18:08

Zyrtare: Zinedine Zidane trajner i Real Madrid

Ashtu siç ishte parashikuar paraditen e sotshme, Zinedine Zidane është rikthyer përsëri në stolin e trajnerit tek Real Madrid.Njoftimi ka ardhur nga vet ...