Art&Argëtim

“Lali im, mos e pafsh me atë derë”, Stresi dedikim me përkëdheli për Endrit Doklen, ç’e lidh reperin me të fortin e

15 Janar 2020, 20:13 Nga DOSJA

TIRANË– Reperi Arkimed Lushaj ka bërë një dedikim për të sapo liruarin nga burgu, Endrit Doklen. Në një status në Instastory, këngëtari i njohur ndryshe si Stresi ka publikuar një foto të numrit dy të bandës së Durrësit, të cilin e quan ‘lal’ dhe uron që ai të mos e shikojë më derën e burgut.

Shyqyr që dole o lali im, mos e pafsh më atë derë,”- shkruan Stresi, ndërkohë që nuk përcakton se çfarë e lidh me ‘të fortin’ e sapo dalë nga qelia.

Një nga mundësitë është që dyshja të jenë takuar në burgun e Fushë Krujës, ku edhe reperi ka kaluar plot tetë muaj. Arkimed Lushaj u vu në pranga më 17 tetor të vitit 2018 në një hotel në Linzë dhe u akuzua se ishtë pjesë e një grupi kriminal në Tiranë, që merrej me shitjen e narkotikëve. Pas 8 muajsh, më 14 qershor, Lushaj u lirua me kusht nga burgu.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua dje nga burgu me vendim të Gjykatës së Krujës. Vendimi u mor mesditën e kaluar nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, me argumentin se i dënuari ka kryer 3 të 4 e dënimit dhe kishgte sjellje të mirë në burg. Vendimi është apeluar prokuroria e Krujës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz arkimed lushaj endrit dokle lirohet endrit dokle stresi arkimed lushaj endrit dokle lirohet endrit dokle stresi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 15 Janar 2020, 16:02

TIRANË– Loredana Zefi, ish-partnerja e reperit Mozzik i është përgjigjur këtij të fundit pasi një ditë më parë u shpreh se po përdorte të bijën Hanën, për ...